EvropëEvropë.Portal

Trampi ia uroi fitoren presidentit të ri ukrainas

Presidenti amerikan Donald Tramp sot përmes telefonit ka biseduar me shefin e ri të Ukrainës Volodomir Zelenski, me ç'rast ia ka uruar fitoren në zgjedhjet e djeshme, bëri të ditur Shtëpia e Bardhë. 

Uashington, 22 prill 2019 (MIA) – Presidenti amerikan Donald Tramp sot përmes telefonit ka biseduar me shefin e ri të Ukrainës Volodomir Zelenski, me ç’rast ia ka uruar fitoren në zgjedhjet e djeshme, bëri të ditur Shtëpia e Bardhë.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Uashingtoni, Trampi i ka dëshiruar Zelenskit shumë sukses, duke i quajtur zgjedhjet “moment të rëndësishëm në historinë e Ukrainës” dhe duke theksuar se procesi zgjedhor është zhvilluar në atmosferë të qetë dhe demokratike.

“SHBA-ja e shfaq mbështetjen e vet të fuqishme për integritetin dhe sovranitetin territorial  të Ukrainës në kufijtë e saj të njohura ndërkombëtarisht”, ka theksuar presidenti amerikan.

Trampi e ka shprehur edhe përkushtimin e tij të punojë me presidentin e ri Zeleskin dhe me popullin ukrainas për implementimin e reformave dhe përforcimin e demokracisë, për prosperitet më të madh dhe për çrrënjosjen e korrupsionit, thuhet në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë.kb/

Таг
Back to top button
Close
Close