BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Trampi i intensifikon sulmet në Tuiter mbi personelin mjekësor

Presidenti amerikan Donald Tramp sot në Tuiter sërish e sulmoi personelin mjekësor i cili lufton kundër Kovid-19, duke e akuzuar se po luajnë politikë dhe e vështirësojnë rimëkëmbjen ekonomike.

Uashington, 13 korrik 2020 (MIA) – Presidenti amerikan Donald Tramp sot në Tuiter sërish e sulmoi personelin mjekësor i cili lufton kundër Kovid-19, duke e akuzuar se po luajnë politikë dhe e vështirësojnë rimëkëmbjen ekonomike.

Trampi në Tuiter shpërndau publikime të konservatorëve të caktuar, por drejtpërdrejt  nuk i komentoi.

“Të gjithë gënjejnë. Qendra për Kontroll dhe parandalim të Sëmundjeve, mediat, demokratët, mjekët tanë, jo të gjithë, por shumica, për të cilët na thanë t’u besojmë”, theksohet në njërin nga publikimet e shpërndara nga Trampi.

Ai shpërndau tuit të një mbështetësi  të teorive të komplotit.

Derisa këshilltarët e Trampit i intensifikuan sulmet mbi ekspertin qeveritar për sëmundje ngjitëse Entoni Fauçi, ata gjoja ua kanë dërguar  mediave amerikane të gjitha deklaratat e Fauçit nga fillimi i pandemisë të cilat nuk kanë qenë të sakta.

Trampi javën e kaluar deklaroi se Fauçi është “njeri i mirë, por se ka bërë shumë gabime”.

Fauçi disa javë nuk ka marrë pjesë në televizionet amerikane, ndërsa nuk e ka informuar Trampin nga muaji i kaluar. ar/

 

Таг
Back to top button
Close
Close