0_Web_AktualeBotëBotë.PortalSvet.Slajder

Trampi e përforcon presionin ndaj guvernatorëve për çrrënjosjen e trazirave me Gardën Kombëtare

- Presidenti amerikan Donald Tramp mbrëmë e përforcoi presionin ndaj guvernatorëve që ta ngulfasin dhunën në protesta që shpërtheu për shkak të vdekjes së afroamerikanit Xhorxh Fllojd, duke kërkuar nga Nju-Jorku që ta mobilizojë Gardën Kombëtare që t'i ndalojë "endacakët dhe humbësit", informojnë mediat amerikane.

Uashington, 3 qershor 2020 (MIA) – Presidenti amerikan Donald Tramp mbrëmë e përforcoi presionin ndaj guvernatorëve që ta ngulfasin dhunën në protesta që shpërtheu për shkak të vdekjes së afroamerikanit Xhorxh Fllojd, duke kërkuar nga Nju-Jorku që ta mobilizojë Gardën Kombëtare që t’i ndalojë “endacakët dhe humbësit”, informojnë mediat amerikane.

Përderisa në qytetet përgjatë SHBA-së shtatë net me radhë u mbajtën protesta dhe trazira, të shoqëruara me grabitje, vandalizëm dhe sulme ndaj policisë, presidenti Tramp i përforcoi thirrjet për përgjigje më të rreptë, siç bëri edhe një ditë më parë, kur u kërcënua se do të dërgojë ushtri që të vendosë rend nëse guvernatorët nuk e bëjnë këtë.

“Nju-Jork, thirre Gardën Kombëtare. Rrahës dhe humbës po të shkatërrojnë. Veproni shpejtë. Mos e bëni gabimin e njëjtë të tmerrshëm dhe vdekjeprurës si me shtëpitë e pleqve”, shkroi Trampi në Tuiter.

Në Nju-Jork të hënën në mbrëmje njerëzit i thyen vitrinat e shitoreve në afërsi të Qendrës Rokfeler dhe hynë në shtëpinë e mallrave “Mejsi” në Menheten, edhe krahas vendosjes së orës së parë policore në qytet pas disa dekadave. Policia bëri të ditur se janë arrestuar gati 700 persona, ndërsa disa policë janë plagosur, bëri të ditur “Zëri i Amerikës”.

Kryetari i Nju-Jorkut, Bill de Bllasio, e vazhdoi për gjithë javën orën policore, që fillon në orën 20 sipas orës lokale.

Orë policore është vendosur edhe në dhjetëra qytete të tjera, përfshirë edhe kryeqytetin Uashington.

“Na presin ditë të vështira. Do të përballemi me këtë”, tha De Blasio, duke shtuar se ai do ta bëjë me ndihmën e liderëve lokalë, të cilët i thirri që të reagojnë.

Për shkak të dhunës në 29 shtete të SHBA-së janë shpërndarë më shumë se 20.000 pjesëtarë të Gardës Kombëtare. Nju-Jorku nuk është në mesin e atyre shteteve. De Blasio deklaroi se nuk e don Gardën Kombëtare, ndërsa guvernatori i shtetit Nju-Jork, Endrju Kuomo, deklaroi se gardën nuk do ta dërgojë nëse kryetari këtë nuk e dëshiron.

Gjatë dhunës, e cila që nga e hëna në mbrëmje i kaploi bashkësitë të cilët jetojnë nga njëri deri te tjetri breg i vendit, policë janë qëlluar, shkelur dhe gjuajtur me gurë dhe shishe.

Në Atlanta policia ka gjuajtur gaz lotsjellës drejtë protestuesve. Në Neshvill, më shumë se 60 pjesëtarë të Gardës Kombëtare i lëshuan mburojat me kërkesë të protestuesve të qetë. Gjatë protestave në qytetin Bafallo, në shtetin Nju-Jork, një veturë u përfshi në grupin e policëve, prej të cilëve tre janë plagosur. Në Las Vegas është lënduar rëndë një polic, i cili ishte qëlluar derisa me kolegët e tij ishte përpjekur që t’i dëbojë njerëzit të cilët ishin grumbulluar para një hoteli-kazino. Në Sent Luis, katër policë ishin qëlluar dhe pritet që të shërohen.

“Tashmë një kohë të gjatë rrimë në bure me barut që shpërthen”, tha komisari i policisë së Filadelfisë, Daniel Avto.

Në Filadelfia, ku qindra protestues dolën në autostradë që kalon përgjatë qendrës që qytetit, kryetari Xhimi Keni i përshkroi skenat kaotike ku një person ishte vrarë derisa po tentonte që me eksploziv të grabisë një bankomat, përderisa një pronar i shitores gjuajti vjedhësin, ndërsa një djalë 19-vjeçar kishte ndërruar jetë nga lëndimet e marra gjatë grabitjes.

Disa protestues nga lëvizja aktuale vlerësojnë se protestat janë të nevojshme për shkak të serisë së vrasjeve për të cilat akuzohet policia.

“Frikohem për sigurinë time gjithmonë kur vozis diku. Frikohem se dikush do të më ndalojë. Frikohem për jetët e 10 motrave dhe vëllezërve të mi, për prindërit e mi”, deklaroi 19-vjeçarja Amariu Barous nga Parkland, Florida, e cila merr pjesë në protesta.

Protestat përgjatë SHBA-së janë inicuar nga vdekja e afroamerikanit Xhorxh Fllojd, të cilit një nga policët të cilët e arrestuan nga Mineapolis me gju ia shtypte qafën derisa ishte i shtrirë në tokë. Xhorxh Fllojdi ndërroi jetë, ndërsa nëpunësi i policisë Derek Shovin është i akuzuar për vrasjen e tij.

Pjesëmarrësi në protestat në Sent Poll, në Minesota, Zhozef tava thotë “është rëndë të mos frikoheni”.

Në Riçmond, Virxhinia, disa qindra persona dje u grumbulluan para asamblesë së qytetit Levar Stoni, i cili kërkoi faljes sepse policia përdori gaz lotsjellës drejtë protestuesve të qetë.

Në ndërkohë, guvernatorët demokratikë e hodhi poshtë kërcënimin e Trampit për dërgimin e trupave dhe paralajmërimeve se veprimi do të jetë i rrezikshëm.

Një funksionar anonim në Shtëpinë e Bardhë dje deklaroi se edhe krahas kërcënimeve të Trampit, qëllimi është që të bëhet presion ndaj guvernatorëve që të mobilizojnë më shumë anëtarë të Gardës Nacionale.

Kundërshtarët e Trampit e akuzojnë për nxitjen e mëtutjeshme të konflikteve dhe tensioneve racore, në vend që ta bashkojë vendin dhe t’i zgjedhë problemet që sollën deri në protesta.

“Presidenti Tramp ka të drejtë që të jetë i përqendruar në ligjin dhe rendin. Ai nuk ishte zgjedhur që t’i ngushëllojë njerëzit”, deklaroi ish anëtari i fushatës zgjedhore Xhejson Miller.

Kandidati për president demokratik, Xho Bajden, në fjalimin e tij të djeshëm tha se do të tentojë që t’i shërojë ndasitë racore në Amerikë dhe ashpër e kritikoi përgjigjen e Trampit për protestat.

Në Mineapolis, në ndërkohë, situata është pak më e qetë, pasi vëllai i Xhorh Fllojd bëri thirrje për qetësi, në vendin e njëjtë ku ishte polici i bardhë, Derek Shovin disa minuta e mbante gjurin në qafën e Fllojdit, madje edhe kur afroamerikani tha se nuk mund të merr frymë.

Polici i cili qëndronte mbi qafën e Xhorxh Fllojdit është akuzuar për vrasje. Shovin është i akuzuar për vrasje, ndërsa prokurori publik në Minesota, Kit Elison, dje deklaroi se prokurorët po tentojnë që sa më shpejtë të përcaktojnë se a duhet të ngritet akuzë edhe kundër tre policëve të tjerë, të përfshirë në incident. Të gjithë katër policët ishin larguar nga puna, bëri të ditur Zëri i Amerikës. fc/

 

 

 

Back to top button
Close
Close