BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Trampi: Duhet të parandalojmë rënien e mëtutjeshme të çmimit të naftës

- Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se vendet më të mëdha prodhuese të naftës, Rusia dhe vendet e OPEK-ut, janë shumë afër marrëveshjes që do të parandalonte uljen e çmimit të naftës.

Uashington, 10 prill 2020 (MIA) – Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se vendet më të mëdha prodhuese të naftës, Rusia dhe vendet e OPEK-ut, janë shumë afër marrëveshjes që do të parandalonte uljen e çmimit të naftës.

Pasi bisedoi me presidentin rus, Vladimir Putin dhe me mbretin saudit Salman, Trampi tha se në këtë kohë po prodhohen sasi të mëdha të naftës që nuk iu duhen askujt.

Trampi shtoi se SHBA-ja do ta ulë prodhimtarinë e naftës.

Duhet të pengojmë rënien e mëtutjeshme të çmimit, sepse në të kundërtën industria jonë e naftës do të bie”, përfundoi Trampi.

OPEK-u dhe prodhuesit e naftës që nuk janë në këtë organizatë arritën marrëveshje për uljen e prodhimtarisë për 10 milionë barelë në ditë gjatë majit dhe qershorit të këtij viti, me qëllim që të shkaktojnë mungesë artificiale në treg me rritjen e çmimit të “arit të zi” çmimi i së cilës është në minimum të paparë për shkak të pandemisë.

Sipas selisë së OPEK-ut në Vjenë, ulja e prodhimtarisë do të zbutet në periudhën qershor-dhjetor 2020 në tetë milionë barelë në ditë, ndërsa pastaj edhe në gjashtë milionë barelë mes janarit dhe prillit të vitit 2021. fc/

 

 

Back to top button
Close
Close