BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Trampi do të dërgojë forca federale në Çikago dhe Albukeri

Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se do të sistemojë forcat federale në qytetet ku ka rritje të dhunës mes të cilave edhe në Çikago dhe Ilionis dhe Albukerki në Meksikë të Re.

Uashington, 23 korrik 2020 (MIA) – Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se do të sistemojë forcat federale në qytetet ku ka rritje të dhunës mes të cilave edhe në Çikago dhe Ilionis dhe Albukerki në Meksikë të Re.

Trampi në brifinfg në Shtëpinë e Bardhë për rritjen e dhunës i akuzoi “lëvizjet majtiste, të cilat duan reformim apo shfuqizim të policisë pas vdekjes së Xhorxh Flojd”.

“Ky tërbim i dhunës po e trondit vetëdijen e popullit tonë”, tha Tramp.

Si-En-En vlerësoi se Tramp me zgjerimin e operacionit federal dëshiron ta përforcojë imazhin e “ligjit dhe rendit” para zgjedhjeve në nëntor.

Dërgesa e forcave federale paraqet zgjerim të operacionit “lexhent” nismë e koordinuar për zbatimin e ligjit, i cili kohë më parë i transferoi forcat federale në Kanzas Siti me qëllim t’u ndihmojë autoriteteve lokale të ballafaqohen me krimin e dhunshëm. sn/

Таг
Back to top button
Close
Close