BotëBotë.Portal

Trampi do ta promovojë fushatën për zgjedhjet presidenciale në Jutjub

- Ekipi i zgjedhjeve i presidentit amerikan Donald Tramp bleu hapësirë reklamuese në Jutjub të cilën do ta përdorë për promovim të fushatës për zgjedhjet presidenciale.

Uashington, 21 shkurt 2020 (MIA) – Ekipi i zgjedhjeve i presidentit amerikan Donald Tramp bleu hapësirë reklamuese në Jutjub të cilën do ta përdorë për promovim të fushatës për zgjedhjet presidenciale.

Promovimi do të jetë në faqen e parë të Jutjub nga tre nëntori i këtij viti, për kur edhe janë caktuar zgjedhje presidenciale në SHBA.

Ende nuk dihet se cila është shuma që Trampi do ta paguaj në Jutub për promovim të fushatës.

Një përfaqësues i Jutjub theksoi se të gjitha reklamat të cilat i respektojnë politikën dhe rregullat e Jutub do të mund të paraqiten në platformën e tyre.

Në raport theksohet se ish presidenti amerikan, Barak Obama e ka bërë të njëjtën një ditë para zgjedhjeve të vitit 2012 dhe para se Partia Republikane të publikojë se Mit Romni do të jetë kandidati i saj për president. fc/

Back to top button
Close
Close