BotëBotë.PortalKorrespondentë Botë

Tramp: Vaksina kundër koronavirusit mund të zbulohet para zgjedhjeve

Presidenti amerikan Donald Tramp sot deklaroi se vaksinën  kundër koronavirusit SHBA mund ta ketë  prej para zgjedhjeve të nëntorit.

Uashington, 6 gusht 2020 (MIA) – Presidenti amerikan Donald Tramp sot deklaroi se vaksinën  kundër koronavirusit SHBA mund ta ketë  prej para zgjedhjeve të nëntorit.

Duke u përgjigjur në pyetjen se kur do të ketë vaksinë, në radiointervistë  me konservatorin Xheraldo Rivera, Tramp deklaroi: Deri në fund të vitit, ndërsa mundet edhe më herët”.

“Deri më 3 nëntor? pyeti bashkëbiseduesi, në çka Tramp u përgjigj se “në disa raste mundet edhe më herët, por përafërsisht diku rreth asaj periudhe”.

Parashikimi i tillë është shumë më optimist nga parashikimet e ekspertëve qeveritar për shëndetësinë të cilët dyshojnë se vaksinë mund të ketë deri në fund  të këtij viti ose fillim të vitit 2021.

Në intervistë për gazetën Uashington post, dr. Antoni Fauçi, ekspert udhëheqës për sëmundje infektuese, kohë më parë deklaroi se parashikimet e tij janë vaksina  të bëhet gati  për përdorim në pranverë të vitit të ardhshëm. kb/sa/

Таг
Back to top button
Close
Close