BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Tramp: Testimi për koronavirusin e ri është “mbivlerësuar”, na bën të dukemi keq

Presidenti Tramp në intervistën për Uollstrit Xhërnall të publikuar sot theksoi se ai personalisht konsideron se testimi për koronavirusin e ri është "mbivlerësuar", duke pohuar se ka sjellë deri në rritjen e rasteve të konfirmuara në SHBA. 

Uashington, 18 qershor 2020 (MIA) – Presidenti Tramp në intervistën për Uollstrit Xhërnall të publikuar sot theksoi se ai personalisht konsideron se testimi për koronavirusin e ri është “mbivlerësuar”, duke pohuar se ka sjellë deri në rritjen e rasteve të konfirmuara në SHBA.

“Kjo na bën të dukemi keq!, konsideron ai.

Aftësia të testohen dhe të izolohen pacientë të cilët janë testuar pozitivë për koronavirusin, ekspertët shëndetësorë konsiderojnë se është kyçe që të munden të sigurt ta hapin ekonominë.

Derisa rritja e testimeve mund të sjellë deri në një numër të. madh të rasteve të konfirmuara, shkalla e rritjes në Arizonë, Karolinën Jugore. Luizianë, Oklahomë dhe Floridë në dy javët e fundit nuk përshkruhen vetëm në shumë testime.

“Personalisht mendoj se testimi është mbivlerësuar, edhe pse konsideroja se krijova makinë më të madhe për testim në histori”, deklaroi Trampi për Uollstrit Xhërnall.

Ai, gjithashtu, pohon se, pa dëshmi, se Kina ndoshta me qëllim ka lejuar që virusi të përhapet jashtë kufijve të saj që ta dëmtojë ekonominë amerikane.

“Ata thonë – jemi në kaos. SHBA-ja na vret. Harroni, ekonomia ime gjatë një viti e gjysmë i ka shpërthyer. Ndërsa, arsye janë tarifat”.

“Mendoj se nuk do ta bënin këtë”, shtoi ai. “Por, asnjëherë nuk e dini. Por, kjo ka ndikim”.

Në pyetjen për maskat mbrojtëse, i cili ai rrallë i mban edhe krahas rekomandimit të CDC-së ta bëjë këtë, Trampi pohon se njerëzit janë të shqetësuar me ta dhe ajo i bën me mundësi më të madhe të infektohen nga virusi. ar/

Back to top button
Close
Close