BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Tramp: Shkollat duhet të hapen në vjeshtë

Presidenti amerikan, Donald Tramp deklaroi se shkollat në SHBA në vjeshtë duhet t'i hapin dyert për nxënësit.

Uashington, 7 korrik 2020 (MIA) – Presidenti amerikan, Donald Tramp deklaroi se shkollat në SHBA në vjeshtë duhet t’i hapin dyert për nxënësit.

“Shkollat duhet të hapen në vjeshtë”, shkroi Tramp në Tuiter.

Agjencitë botërore komentojnë se akoma nuk është e qartë se si presidenti amerikan do t’i shtyjë autoritetet e shteteve federale t’i hapin shkollat edhe krahas rritjes së vazhdueshme të numrit të të infektuarve me koronavirus.

Shkollat në SHBA kryesisht janë në kompetencë të qeverive të shteteve federale dhe autoriteteve lokale. shk/

 

Таг
Back to top button
Close
Close