BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Tramp prezantoi planin i cili i favorizon emigrantët e talentuar

Presidenti amerikan, Donald Tramp e prezantoi planin e tij për emigrantët, i cili parasheh favorizim të emigrantëve të talentuar, "briliantë" me shkathtësi dhe njohuri të shprehura.

Uashington, 17 maj 2019 (MIA) – Presidenti amerikan, Donald Tramp e prezantoi planin e tij për emigrantët, i cili parasheh favorizim të emigrantëve të talentuar, “briliantë” me shkathtësi dhe njohuri të shprehura.

Duke evituar retorikë të ashpër kundër emigrantëve ilegalë, të cilën e ka përdorur më parë, Tramp theksoi se dëshiron t’u mundësojë njerëzve “më briliantë” të jetojnë në SHBA përmes një sistemi i cili i shpërblen  njerëzit e talentuar dhe të mençur.

Ai theksoi se ligjet ekzistuese të emigracionit në SHBA i “diskriminojnë njerëzit gjenialë dhe të jashtëzakonshëm” sepse më së shumti “karta të gjelbra”, përkatësisht leje për qëndrim, u jepen personave me kualifike të ulëta me fitime të vogla.

Plani të cilin e prezantoi Tramp bazohet në merita dhe parasheh trajtim të posaçëm për punëtorët me kualifike të larta. Në bazë të meritave do të ndahen 57 përqind të “kartave të gjelbra”, për dallim nga 12 për qind të tanishëm.

Sipas planit, SHBA-ja në të ardhmen do të ndajë numër të njejtë të “kartave të gjelbra” si deri më tani, por një numër dukshëm më i madh do t’u jepet studentëve të jashtëzakonshëm, profesionistëve dhe njerëzve me arsim të lartë. Do të merren parasysh edhe faktorët, siç janë mosha, njohja e gjuhës angleze dhe oferta për punë.

Dukshëm më pak “karta të gjelbra” do t’u ndahen atyre, familjarët e të cilëve tashmë jetojnë në SHBA.

Megjithatë, mundësia që ky plan, i cili ende nuk është miratuar nga Partia republikane, të mbështetet në Kongresin e SHBA-së, është shumë e paqartë. ab/

 

 

 

Таг
Back to top button
Close
Close