BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Tramp: Personalisht do ta nënshkruaja marrëveshjen paqësore me talebanët

Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se personalisht  do ta nënshkruante marrëveshjen paqësore me talebanët, nëse negociatat për ndërprerjen e luftës 18 vjeçare në Afganistan janë të suksesshme.

Uashington, 23 shkurt 2020 (MIA) – Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se personalisht  do ta nënshkruante marrëveshjen paqësore me talebanët, nëse negociatat për ndërprerjen e luftës 18 vjeçare në Afganistan janë të suksesshme.

“Po. Do ta vendosja emrin tim”, theksoi Trampi para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë para se të niset për vizitë zyrtare dyditore zyrtare në Nju-Delhi.

Komenti i tij vjen pas armëpushimit të pjesshëm, që dje hyri në fuqwi në Afganistan, pasi SHBA-ja dhe talebanët  janë pajtuar për “uljen e dhunës” për një javë. Armëpushimi ka për qëllim të krijojë kushte që Uashingtoni dhe talebanët  të nënshkruajnë marrëveshje më 29 shkurt në Doha,  që do të japë rrugën për tërheqjen e ushtarëve amerikanë pas më shumë se 18 vjet luftë në Afganistan.

Rreth 13.000 ushtarë amerikanë ende ndodhen në Afganistan, pas ndërhyrjes së SHBA-së për rrëzimin e talebanëve në vitin 2001.

Таг
Back to top button
Close
Close