BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Tramp përnjëherë e ndërpreu konferencën për shtyp, e hidhëroi një gazetare (video)

Presidenti amerikan Donald Tramp papritmas e ndërpreu konferencën për shtyp,  pasi një gazetareje me origjinë aziatike në pyetjen e parashtruar iu përgjigj ta pyes Kinën, transmeton Si-En-En.

Uashington, 12 maj 2020 (MIA) – Presidenti amerikan Donald Tramp papritmas e ndërpreu konferencën për shtyp,  pasi një gazetareje me origjinë aziatike në pyetjen e parashtruar iu përgjigj ta pyes Kinën, transmeton Si-En-En.

Në të vërtetë, Veija Jiang, korrespondentja e Shtëpisë së Bardhë e pyeti Tramp pse ai e sheh krizën aktuale si një garë ndërkombëtare, kur vdiqën më shumë se 80,000 amerikanë.

“Ndoshta kjo është pyetje që duhet t’ia bëni Kinës”, i tha Trampi gazetares, e cila është e lindur në Kinë dhe ka emigruar në SHBA në moshën dyvjeçare.

“Mos më pyetni mua, këtë pyetje bëjani Kinës, mirë?”, tha presidenti amerikan.

Tramp u përpoq të kalojë në pyetjet e gazetarëve të tjerë, por Jiang ndërhyri dhe e pyeti pse atë përgjigje ia drejtoi konkretisht asaj.

“Unë nuk e them këtë për askënd në veçanti, po e them këtë për këdo që bën pyetje të keqe”, tha Tramp.

Pastaj erdhi në radh një gazetare tjetër e cila kishte dashur t’i parashtronte dy pyetje, por e kishte lejuar që Jiang ta mbaronte punën dhe nuk iu përgjigj thirrjes së parë të Trampit.

Megjithatë, kur iu afrua mikrofonit, Tramp nuk pranoi të përgjigjet.

“Por u drejtuat nga un, me thirrët të vij”, tha gazetarja.

Tramp e konfirmoi këtë, por nuk ishte i kënaqur nga reagimi i saj i vonuar.

“Nuk u përgjigjët në thirrjen”, tha presidenti amerikan.

Gazetarja u përgjigj se dëshiroi ta lejojë kolegen të mbarojë, ndërsa më pas Tramp papritur e përfundoi konferencën për shtyp. ls/shk/ 

Таг
Back to top button
Close
Close