BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Tramp paralajmëroi prodhim të pavarur të sasive më të mëdha të pajisjes mjekësore

Presidenti amerikan, Donald Tramp sot deklaroi se SHBA-ja vetë do të prodhojë sasi të mëdha të respiratorëve, maskave mbrojtëse dhe pajisjeve të tjera mjekësore në rast të kanosjeve të ardhshme për shëndetin.

Uashington, 15 maj 2020 (MIA) – Presidenti amerikan, Donald Tramp sot deklaroi se SHBA-ja vetë do të prodhojë sasi të mëdha të respiratorëve, maskave mbrojtëse dhe pajisjeve të tjera mjekësore në rast të kanosjeve të ardhshme për shëndetin.

Gjatë vizitës në Qendrën e distribuimit të pajisjes mjekësore në Pensilvani, Tramp tha se administrata i ka porositur thuajse 200.000 respiratorë dhe 800.000 maska mbrojtëse N95, njoftojnë mediat amerikane.

Tramp kumtoi se qëllimi i tij është Amerika vetë të prodhojë gjithçka i nevojitet ndërsa më pas të eksportojë pajisje duke përfshirë edhe barëra. shk/

Back to top button
Close
Close