0_Web_AktualeBiznis.SlajderBotëBotë.PortalSvet.Slajder

Tramp paralajmëroi negociata të afërta për “fazën e dytë” nga marrëveshja tregtare me Kinën

Bisedimet për fazën e dytë të marrëveshjes tregtare të SHBA-së dhe Kinës së shpejti do të fillojnë, deklaroi presidenti amerikan Donald Tramp nga foltorja e Forumit Ekonomik Botëror në Davos.

Davos, 21 janar 2020 (MIA) – Bisedimet për fazën e dytë të marrëveshjes tregtare të SHBA-së dhe Kinës së shpejti do të fillojnë, deklaroi presidenti amerikan Donald Tramp nga foltorja e Forumit Ekonomik Botëror në Davos.

“Në një të ardhme më të afërt do të fillojmë bisedime”, tha Tramp, duke shtuar se pjesa më e madhe e taksave amerikane, kur është në pyetje Kina, do të mbeten të pandryshuara edhe në fazën e dytë të bisedimeve.

Presidenti amerikan Donald Tramp, në prani të nënkryetarit Majk Pens dhe Lu He, zëvendëskryeministër i Këshillit shtetëror të Kinës, javën e kaluar e nënshkruan të ashtuquajturën “faza e parë” nga marrëveshja tregtare e kontraktuar kohë të gjatë me Kinën. Kjo marrëveshje është një nga politikat e rralla të presidentit Tramp e aprovuar unanimisht nga oponentët e tij, demokratët në Kongres.

Konform marrëveshjes nga faza e parë, Kina detyrohet të zbatojë reforma të rëndësishme në një sërë sferash kyçe edhe në dy vitet e ardhshme të blejë nga SHBA-ja mallra në vlerë prej 200 miliardë dollarëve. Marrëveshja është bazuar në sistem të sigurt për rregullim të kontesteve për zgjidhje të tyre të shpejtë dhe efektive dhe përmbajtje e parimeve të marrëveshjes.

Janë respektuar sferat si mbrojtja e  të drejtave autoriale, ndalesa e transferit të detyruar të teknologjive, rritje e vëllimit të blerjes së produkteve bujqësore amerikane, zbritje e barrierave për shërbimet financiare amerikane, stop për manipulimin me kursin e juanit dhe ruajtjen e balancit në marrëdhëniet tregtare mes SHBA-së dhe Kinës, si dhe rregullimi i kontesteve. mb/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close