0_Web_AktualeBotëBotë.PortalSvet.Slajder

Tramp: OBSH me të vërtetë e huqi punën

Presidenti amerikan, Donald Tramp sot e kritikoi punën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), duke e akuzuar atë se ishte shumë e butë ndaj Kinës në fillimin e epidemisë dhe se i ka dhënë këshilla të këqija.

Uashington , 7 prill 2020 (MIA) – Presidenti amerikan, Donald Tramp sot e kritikoi punën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), duke e akuzuar atë se ishte shumë e butë ndaj Kinës në fillimin e epidemisë dhe se i ka dhënë këshilla të këqija.

“OBSH me të vërtetë e huqi punën. Për disa arsye më së shumti është financuar nga SHBA-ja, por edhe më tej më shumë është e përqendruar nga Kina. Do ta studiojmë mirë”, ka shkruar Trampi në Tuiter, transmetuan mediat britanike.

Tramp shtoi se ai e kishte “refuzuar për fat të mirë” këshillën e OBSH-së për ta mbajtur hapur kufirin me Kinën në fillim të epidemisë dhe pyeti pse organizata po bënte “kaq shumë rekomandime të gabuara”. ls/shk/

Back to top button
Close
Close