BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Tramp: Mendoj se po i afrohemi kulmit të pandemisë

Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se SHBA-ja ndoshta është afër kulmit të pandemisë së koronavirusit të ri. Tramp përsëriti se dëshiron që ekonomia amerikane sa më shpejtë të hapet ndaj pjesës së mbetur të botës.

Uashington, 8 prill 2020 (MIA) – Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se SHBA-ja ndoshta është afër kulmit të pandemisë së koronavirusit të ri.

Tramp përsëriti se dëshiron që ekonomia amerikane sa më shpejtë të hapet ndaj pjesës së mbetur të botës.

“Dëshirojmë së shpejti ta hapim ekonominë, sepse mendoj se ndoshta po afrohemi drejt kulmit të krizës”, deklaroi Tramp në brifing.

Më shumë se 12.000 njerëz e kanë humbur jetën nga Kovid-19 në SHBA, ndërsa pothuajse 400.000 janë infektuar. fb/

Back to top button
Close
Close