EvropëEvropë.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Tramp me kritika për marrëdhënien e sinqertë dhe mirëkuptimin midis Makronit dhe Bajdenit

Ish-presidentit amerikan Donald Tramp nuk i pëlqeu marrëdhënia e sinqertë dhe mirëkuptimi që në samitin e G7 në Kornuoll të Anglisë e shprehën presidentët Emanuel Makron dhe Xho Bajden, për çka reagoi ai përmes një kumtese për opinionin, njofton korrespondenti i MIA-s.

Paris, 13 qershor 2021 (MIA) – Ish-presidentit amerikan Donald Tramp nuk i pëlqeu marrëdhënia e sinqertë dhe mirëkuptimi që në samitin e G7 në Kornuoll të Anglisë e shprehën presidentët Emanuel Makron dhe Xho Bajden, për çka reagoi ai përmes një kumtese për opinionin, njofton korrespondenti i MIA-s.

Reagimi i Trampit fillon me citatin e Makronit drejt Bajdenit nga samiti i G7 se “është mirë që kemi një president amerikan i cili është pjesë e klubit dhe është shumë i interesuar për bashkëpunim. Keni treguar që udhëheqja është një partneritet”.

“Ai dhe shumë liderë të tjerë para tij, në Francë dhe në të gjithë Evropën, kanë mashtruar Shtetet e Bashkuara si kurrë më parë. Ne u trajtuam shumë padrejtësisht me marrëveshje të tmerrshme tregtare dhe ne paguam shumë për mbrojtjen e tyre”, reagoi Tramp. fb/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close