BotëBotë.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Tramp konfirmoi se SHBA ka kryer kiber sulme ndaj Rusisë

Presidenti amerikan Donald Tramp në intervistë për gazetën  Ushington post konfirmoi se SHBA në vitin 2018 kanë kryer kiber sulme kundër Rusisë, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Uashingtoni.

Uashington, 11 korrik  2020 (MIA) – Presidenti amerikan Donald Tramp në intervistë për gazetën  Ushington post konfirmoi se SHBA në vitin 2018 kanë kryer kiber sulme kundër Rusisë, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Uashingtoni.

Tramp theksoi se sulmet ishin pjesë e politikës më të gjërë për kundërshtim të Rusisë në mbarë botën,  me ç’rast duke shtuar se “askush nuk ka qenë  më i ashpër me Rusinë”.

Ai në intervistë për Uashington post theksoi se vendimi për sanksionim të sulmit të tillë virtual është themeluar në informata  nga  inteligjenca amerikane për përzierje të mundshme të Moskës në  zgjedhjet e kongresit në vitin 2018.

Ish presidenti Barak Obama “para zgjedhjeve e ka ditur se Rusia luan rreth kësaj…por nuk tha asgjë. Nuk bëri asgjë sepse ishte i bindur në fitoren e Hillarit”, theksoi Tramp.

Për kiber sulmet amerikane  kundër  urdhëresave ruse në internet është shkruar më gjërë në mediat amerikane, por asnjëherë deri tani  nuk ishte konfirmuar personalisht nga presidenti. bk/sa/

Таг
Back to top button
Close
Close