BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Tramp edhe krahas pandemisë paralajmëroi tubim të madh parazgjedhor

Uashington, 6 korrik 2020 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp paralajmëroi se për disa ditë do ta mbajë tubimin e dytë të madh parazgjedhor në kuadër të fushatës presidenciale për zgjedhjet në nëntor edhe krahas asaj që në disa shtete federale amerikane në rritje është numri i personave të infektuar me Kovid-19. 

Uashington, 6 korrik 2020 (MIA) – Presidenti amerikan, Donald Tramp paralajmëroi se për disa ditë do ta mbajë tubimin e dytë të madh parazgjedhor në kuadër të fushatës presidenciale për zgjedhjet në nëntor edhe krahas asaj që në disa shtete federale amerikane në rritje është numri i personave të infektuar me Kovid-19.

Tramp planifikon më 11 korrik të mbajë tubim në hapësirë të hapur në aeroportin në Portsmaund në Nju-Hempshir ndërsa për pjesëmarrësit do të sigurohen maska.

Nga shtabi parazgjedhor i Trampit theksuan se të gjithë pjesëmarrësit në miting do të duhet të nënshkruajnë “pranimin vullnetar të të gjitha rreziqeve” për shkak të koronavirusit të ri dhe se fushata e Trampit nuk do të bart përgjegjësi.

Tubimi i parë i madh u mbajt në mars ndërsa para tre javësh u mbajt tubim në stadiumin Tullsi, shteti Oklahoma, por u vizitua më pak edhe pse Tramp paralajmëroi se një milionë njerëz kanë siguruar hyrje falas.

Në SHBA janë regjistruar 2.983.142 persona të infektuar me Kovid-19 prej të cilëve 132.571 kanë vdekur ndërsa janë shëruar 1.289.687 persona. shk/

Таг
Back to top button
Close
Close