BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Tramp e nënshkruajti propozimin për ndihmë më të madhe shtetërore në historinë e SHBA-së

Presidenti amerikan Donald Tramp mbrëmë e nënshkruajti  Ligjin për pako  të ndihmës ekonomike në vlerë prej dy mijë  miliard dollarë, me çka duhet të zvogëlohen pasojat ekonomike nga koronavirusi në SHBA.

Uashington, 28 mars 2020 (MIA) – Presidenti amerikan Donald Tramp mbrëmë e nënshkruajti  Ligjin për pako  të ndihmës ekonomike në vlerë prej dy mijë  miliard dollarë, me çka duhet të zvogëlohen pasojat ekonomike nga koronavirusi në SHBA.

Paraprakisht, propozimin për ndihmën më të madhe shtetërore e miratoi Dhoma përfaqësuese, ku shumica janë demokratë, si dhe në Senat, ku shumicë kanë republikanët, ndërsa hyn në fuqi  me nënshkrimin nga ana e presidentit.

Tramp theksoi se Ligji paraqet ndihmë të domosdoshme për punëtorët amerikan të goditur nga pasojat ekonomike të shkaktuara nga epidemia me Kovid-19.

Pakoja e ndihmës ekonomike parasheh fond prej 500 miliard dollarë për industrinë, ndërsa shumë identike e parave do të ndahen për masën  nga 3.000 dollarë për çdo shtëpi amerikane.

Propozimi përfshin edhe 350 miliard dollarë për kreditë për ekonomistët e vegjël, si dhe 250 miliard ndihmë për personat e papunë.

Ndërsa 100 miliard dollarë do të ndahen për spitalet dhe sistemet shëndetësore.

Kjo është pakoja më e madhe e ndihmës e miratuar ndonjëherë nga Kongresi dhe pothuajse është  sa gjysma e shumës që Qeveria amerikane e shpenzon në vit.  sa/

Таг
Back to top button
Close
Close