BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Tramp e miratoi marrëveshjen mes TikTok dhe Orakëll

Presidenti amerikan Donald Tramp miratoi marrëveshjen që do të mundësojë aplikacioni TikTok  të vazhdojë të shfrytëzohet në SHBA, falënderim i kompanisë së re "TikTok global", me të cilën do të udhëheqin amerikanët.

Londër, 20 shtator 2020 (MIA) – Presidenti amerikan Donald Tramp miratoi marrëveshjen që do të mundësojë aplikacioni TikTok  të vazhdojë të shfrytëzohet në SHBA, falënderim i kompanisë së re “TikTok global”, me të cilën do të udhëheqin amerikanët.

Tramp deklaroi se e ka miratuar marrëveshjen  mes kompanive “Orakëll” dhe “TikTok”, në të cilën mund të përfshihet edhe “Uolmart”, transmeton “Gardijani” londinez.

Ai tha se marrëveshje garanton “siguri të njëqind për qind”, prejse autoritetet amerikane shprehën brengë rreth qasjes së të dhënave të shfrytëzuesve nga ana e autoriteteve kineze.

Kompania e re “TikTok Global” do të ketë shumicë të drejtorëve amerikan dhe ekspert për siguri.

Tramp tha se “TikTok Global” tërësisht do të kontrollohet nga kompanitë “Orakëll” dhe “Uolmart”, ndërsa selia do të jetë në Teksas.

Kompania, gjoja, është pajtuar  të dhurojë 4,2  miliard euro në fondin për arsim në SHBA. sa/

Таг
Back to top button
Close
Close