BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Tramp e ka mbështetur Pompeon për marrëdhënien ndaj gazetares së “NPR”-së

Presidenti amerikan Donald Tramp e lavdëroi sjelljen e sekretarit shtetëror Majk Pompeo ndaj gazetares së Radios publike kombëtare (NPR) ndaj të cilës, pas intervistës së fundit skandaloze, ka bërtitur dhe është sharë.

Uashington, 29 janar 2020 (MIA) – Presidenti amerikan Donald Tramp e lavdëroi sjelljen e sekretarit shtetëror Majk Pompeo ndaj gazetares së Radios publike kombëtare (NPR) ndaj të cilës, pas intervistës së fundit skandaloze, ka bërtitur dhe është sharë.

“Ajo gazetare nuk ka bërë punë mjaftë të mirë me ty”, i ka thënë Tramp Pompeos gjatë prezantimit të planit të tij paqësor për Lindjen e Afërt, që shkaktoi të qeshura tek personat e pranishëm zyrtarë në Shtëpinë e Bardhë.

“Mendoj se ti me të ke bërë punë të mirë”, shtoi Tramp, transmetojnë mediumet britanike.

Gazetarja e NPR-së Meri Luiz Keli të premten ka pasur intervistë me Pompeon gjatë të cilës ai ka shprehur vërejtje për shkak të çështjes për Ukrainën, ashtu që intervista së shpejti është ndërprerë.

Ajo deklaroi se Pompeo pas intervistës në bisedë private ka bërtitur ndaj saj, e ka sharë dhe ka pyetur nëse mendon se amerikanëve ua ndjenë për Ukrainën.

Popmpeo të shtunën përmes një kumtese tha se gazetarja ka gënjyer rreth marrëveshjes për intervistën, por e kontestoi atë që ajo e ka thënë për bisedën e tyre.

Në ndërkohë, Departamenti amerikan i shtetit ka larguar një gazetare tjetër të NPR-së nga lista e reporterëve të cilët me Pompeon do të udhëtojnë në Britani të Madhe, Ukrainë, Bjellorusi dhe Azinë Qendrore. fb/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close