BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Tramp e anuloi Samitin e G-7

Presidenti amerikan, Donald Tramp deklaroi se do ta shtyjë Samitin e shtatë shteteve më të industrializuara në botë G-7 të planifikuar për këtë vit, me qëllim që të ftojë edhe liderët e shteteve tjera që nuk janë pjesë e këtij grupi.

Uashington, 31 maj 2020(MIA) – Presidenti amerikan, Donald Tramp deklaroi se do ta shtyjë Samitin e shtatë shteteve më të industrializuara në botë G-7 të planifikuar për këtë vit, me qëllim që të ftojë edhe liderët e shteteve tjera që nuk janë pjesë e këtij grupi.

“Nuk mendoj se përfaqëson në mënyrë të duhur atë çfarë po ndodh në botë. Është një grup i vjetër i shteteve dhe se duhet të ftohen Rusia, Koreja e Jugut dhe Australia e India”, tha dje Tramp.

Grupi G7, nikoqir i të cilit do të jetë SHBA këtë vit, përbëhet nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Britania.

Ai tha se do të shtyjë samitin deri në shtator, e që ishte planifikuar të mbahej në qershor.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka refuzuar ftesën e presidentit amerikan Tramp për të marrë pjesë në samitin e grupit G7, në Shtetet e Bashkuara.

“Marrë parasysh situatën me pandeminë, ajo nuk është pajtuar për pjesëmarrje personale dhe udhëtim drejt Uashingtonit. Ajo natyrisht se do të vazhdojë të vëzhgojë zhvillimet rreth pandemisë”, ka thënë zëdhënësi i qeverisë gjermane. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close