BotëBotë.Portal

Tramp do ta publikojë planin e paqes për Lindjen e Mesme para vizitës së Netanjahut në SHBA

Presidenti amerikan, Donald Tramp deklaroi se planin e shumëpritur të paqes për Lindjen e Mesme do ta publikojë para vizitës së kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanjahu në Uashington javën e ardhshme.

Uashington, 24 janar 2020 (MIA) – Presidenti amerikan, Donald Tramp deklaroi se planin e shumëpritur të paqes për Lindjen e Mesme do ta publikojë para vizitës së kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanjahu në Uashington javën e ardhshme.

Në deklaratë për gazetarët në aeroplanin presidencial rrugës për një ngjarje politike në Majami, Tramp tha se palestinezët  fillimisht mund të reagojnë negativisht në planin e tij, por do të përfitojnë nga ai.

“Ky është një plan i shkëlqyeshëm. Ky është një plan i cili me të vërtetë do të funksionojë”, tha Tramp, i cili të martën do të takohet me Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë.

Paraprakisht në Jerusalem, nënkryetari i SHBA-së, Majk Pens publikoi se Netanjahu dhe rivali i tij kryesor politik, Beni Ganc, së shpejti do ta vizitojnë Uashingtonin për të biseduar për “mundësitë e paqes” me palestinezët.

Pens këtë e deklaroi pas takimit me Netanjahun, i cili ngriti spekulime se Shtëpia e Bardhë më në fund po përgatitet, pas sa kohësh shtyrje, ta zbulojë planin e shumëpritur të paqes për Lindjen e Mesme.

Ai tha se presidenti, Donald Tramp i tha ta ftojë Netanjahun të vijë në Shtëpinë e Bardhë javën e ardhshme për të biseduar për “çështjet rajonale dhe perspektivat paqësore në Tokën e shenjtë”.

Netanjahu kërkoi edhe Ganc të ftohej, tha Pens, duke shtuar se të dy kishin rënë dakord të vinin. Netanjahu deklaroi se me shumë kënaqësi e ka pranuar ftesën.

“Nuk kemi mik më të mirë se presidentin Tramp. Me këtë ftesë, besoj se presidenti dëshiron t’i ofrojë Izraelit paqen dhe sigurinë që e meriton”, tha kryeministri izraelit. ls/shk/

Таг
Back to top button
Close
Close