0_Web_AktualeGjendja e rrugëve

Trafiku mesatar dhe zhvillohet nëpër rrugë të thata

Trafiku nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të thata, me intensiteti mesatar në akset rrugore jashtë mjediseve urbane

Shkup, 22 shtator 2020 (MIA) – Trafiku nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të thata, me intensiteti mesatar në akset rrugore jashtë mjediseve urbane

Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Që nga dita e djeshme, kanë filluar aktivitetet ndërtimore për rindërtimin e rrugës shtetërore R1202 (R409), aksi Hanet e Mavrovës – Zhirovnicë, përkatësisht nga Hanet e Mavrovës deri në fshatin Tërnicë, për shkak të së cilës ka ndryshim në regjimin e trafikut, që do të zgjasë 90 ditë.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. mb/

Back to top button
Close
Close