0_Web_AktualeGjendja e rrugëveServise informuese

Trafik mesatar nëpër rrugë të thata

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të thata me intensitet mesatar.

Shkup, 22 korrik 2020 (MIA) – Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të thata me intensitet mesatar.

Në vendkalimet kufitare, nga e Maqedonisë së Veriut, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Nga data 01.07.2020 filloi regjimi i përkohshëm i trafikut në periudhën e verës nga 01.07 – 31.08 në rrugët shtetërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili ndalon lëvizjen e automjeteve të rënda, pesha totale e të cilave kalon 15 tonë gjatë ditëve të fundjavës dhe për ditë me temperaturë jashtëzakonisht të lartë. Intervalet kohore janë si më poshtë: e premte: 17:00 – 22:00, e shtunë: 09:00 – 18:00 dhe e diel: 09:00 – 22:00.

Pre nesër, pra deri më 30 korrik të vitit 2020 në periudhën prej orës 10:00 deri ora 17:00 do të asfaltohet objekti “Riparim dhe rehabilitim i rrugës shtetërore P1309, unaza Koçan- Ponikva (faza e II-të).

Back to top button
Close
Close