0_Sport,PortalBasketbollRezultatetSport.Slajder

Toronto me rekord për të gjitha ekipet kanadeze në të gjitha sportet

Basketbollistët e Torontos e fituan Minesotën mbrëmë në terren vendor duke e shënuar fitoren e 15-të në seri. Seria e fitoreve është rekord jo vetëm për Reptors në NBA ligën, por edhe për të gjitha ekipet nga Kanadaja, të cilët luajnë në cilëndo ligë të Amerikës Veriore.

Toronto, 11 shkurt 2020 (MIA) – Basketbollistët e Torontos e fituan Minesotën mbrëmë në terren vendor duke e shënuar fitoren e 15-të në seri. Seria e fitoreve është rekord jo vetëm për Reptors në NBA ligën, por edhe për të gjitha ekipet nga Kanadaja, të cilët luajnë në cilëndo ligë të Amerikës Veriore.

Rekordi paraprak me 14 fitore të njëpasnjëshme i takonte ekipit të Kalagari stampeders, në ligën kanadeze të futbollit.

Rezultatet e ndeshjeve nga NBA Liga të luajtura të hënën në mbrëmje:
Detroit – Sharlot 76:87
Indiana – Bruklin 105:106
Orlando – Atlanta 135:126
Toronto – Minesota 137:126
Miluoki- Sakramento 123:111
Dallas – Juta 119:123
Denver – San Antonio 127:120
Golden Stejt – Majami 101:113
Los Anxhelos Lejkers 125:100.

Në Konferencën perëndimore udhëheq LA Lejkers me 40-12 (fitore-humbje), në Lindje i pari është Miluoki me bilanc 46-7. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close