BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Topalli dhe Patozi kanë ironizuar marrëveshjen e arritur në mes pushtetit dhe opozitës

Ish-funksionarët e lartë të partisë opozitare Partisë Demokratike (PD), Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi, konsiderojnë se marrëveshja e arritur në mes pushtetit dhe opozitës për reformat zgjedhore nuk është fryt i gatishmërisë së dy palëve për dalje nga kriza aktuale politike.

Tiranë, 15 janar 2020 (MIA) – Ish-funksionarët e lartë të partisë opozitare Partisë Demokratike (PD), Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi, konsiderojnë se marrëveshja e arritur në mes pushtetit dhe opozitës për reformat zgjedhore nuk është fryt i gatishmërisë së dy palëve për dalje nga kriza aktuale politike.

Duke ironizuar marrëveshjen e arritur ata vlerësojnë se kjo është pasojë e ndalimit të procesit gjyqësorë kundër liderit demokratë Lulzim Basha për lobimin rusë.

Ish-nënkryetarja e PD-së dhe ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli e cila pas ndryshimeve në kryesinë e PD-së u tërhoq nga politika ditore dhe aktiviteti mediatik, nganjëherë paraqitet me deklarata për ngjarjet e fundit politike, si dhe tani për krijimin e “këshillit politik” për reformat zgjedhore.

Në porosinë në rrjetet sociale, Jozefina Topalli shkruan se kundërshtarët sërish janë bashkë prej se gjykata e hodhi poshtë rastin, që tregon për vendimin e gjykatës në Tiranë për të ndaluar me hetimin për Lulzim Bashën.

“Ja kështu. Prej se u hodh poshtë lënda gjyqësore ata sërish janë me njëri-tjetrin. Marrëveshja është më e pistë se ajo se vitit 2017 në mes Ramës dhe Bashës”, shkroi Topalli.

Takimin pushtet-opozitë e ironizoi edhe ish-sekretari i përgjithshëm i PD-së ndërsa tani lider i partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi.

“E vlerësoj dorëheqjen e parevokueshme të Edi Ramës, kryeministrit të qeverisë së krimit dhe të drogës, që i hapi rrugë dialogut konstruktiv mes shumicës me opozitën parlamentare dhe atë jashtëparlamentare për të mirën e Shqipërisë. Që prej sot gjithçka është e mundur…”, shkruan Patozi në Fejsbuk.

Ai në mënyrë indirekte rikujton për deklaratat e Bashës se nuk ka ulje në tavolinën e njëjtë me shumicën qeverisëse derisa nuk ikën Rama. bs/shk/

Таг
Back to top button
Close
Close