BotëBotë.Portal

Tokio shpalli alarmin më të lartë të “kuq” për shkak të virusit korona

- Tokio shpalli alarmin më të lartë "të kuq" për kërcënim nga virusi korona për shkak të numrit të madh të infektuarve të rinj gjatë ditëve të fundit.

Tokio, 15 korrik 2020 (MIA) – Tokio shpalli alarmin më të lartë “të kuq” për kërcënim nga virusi korona për shkak të numrit të madh të infektuarve të rinj gjatë ditëve të fundit.

Guvernatori Juriko Koike e përshkroi situatën në kryeqytetin japonez si “shumë të rëndë”.

Ajo iu bëri thirrje banorëve që të përmbahen nga udhëtimet e panevojshme dhe premtoi se do të intensifikohet testimi për Kovid-19 përmes përdorimit të pajisjeve në universitete.

Tani jemi në një situatë shumë të rëndë, paralajmëroi Koike.

Kodi i kuq është më i larti nga katër shkallët në sistemin e alarmit në kryeqytetin e Japonisë.

Sipas ekspertëve të shëndetësisë, ekziston rritje e madhe e të infektuarve mes të rinjve. Ka gjithnjë e më shumë raste të të infektuarve të cilët nuk shfaqin simptoma. fc/

 

Таг
Back to top button
Close
Close