0_Sport,PortalFutboll

Tmerr në Meksikë: Një futbollist vrau një gjykatës gjatë ndeshjes

Sjellja e dhunshme në sport definitivisht i kaloi të gjitha kufijtë në Meksikë. Sipas shkrimeve të mediumeve të atjeshme, Xhonatan G., futbollist i një ekipi të rangut të ulët lokal, e ka goditur dhe shtyrë gjykatësin Ernan Ernandes, i cili gjatë rrëzimit u përplas me kokë në tokë dhe rreth 15 minuta mbeti i shtrirë pa vetëdije. Urgjentisht është transferuar në spital, ku, edhe krahas përpjekjeve të mjekëve, iu nënshtrua lëndimeve.

Guadalupe, 19 shkurt 2020 (MIA) – Sjellja e dhunshme në sport definitivisht i kaloi të gjitha kufijtë në Meksikë. Sipas shkrimeve të mediumeve të atjeshme, Xhonatan G., futbollist i një ekipi të rangut të ulët lokal, e ka goditur dhe shtyrë gjykatësin Ernan Ernandes, i cili gjatë rrëzimit u përplas me kokë në tokë dhe rreth 15 minuta mbeti i shtrirë pa vetëdije. Urgjentisht është transferuar në spital, ku, edhe krahas përpjekjeve të mjekëve, iu nënshtrua lëndimeve.

Gazeta meksikane “El Nasional” shkruan se policia së shpejti ka arritur në vendin e ngjarje, me ç’rast të gjithë, si fajtor e kanë përmendur 23-vjeçarin Xhonatan G., i cili menjëherë u arrestua.

Gazeta njofton se futbollisti, krahas akuzës për vepër penale, ngarkohet edhe pse nuk ka bërë asgjë që t’i ndihmojë Ernandesit. bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close