EvropëEvropë.Portal

Tihonavskaja: Mora vendim të rëndë ta braktis Bjellorusinë

Kandidatja opozitare  në zgjedhjet presidenciale të Bjellorusisë, Svetllana Tihanovskaja sot konfirmoi se ka marrë "vendim të rëndë" ta braktisë vendin, ku bëhet shtypje  ndaj lëvizjes protestuese pas zgjedhjeve kontestuese presidenciale të së dielës.

Minsk, 11 gusht 2020 (MIA) – Kandidatja opozitare  në zgjedhjet presidenciale të Bjellorusisë, Svetllana Tihanovskaja sot konfirmoi se ka marrë “vendim të rëndë” ta braktisë vendin, ku bëhet shtypje  ndaj lëvizjes protestuese pas zgjedhjeve kontestuese presidenciale të së dielës.

“Vetë e mora vendimin…dhe e di se shumica do të më dënojnë, shumë të tjerë do të më urrejnë”, theksoi Tihanovskaja.

Praprakisht, shtabi zgjedhor i Tihanovskajës kumtoi se autoritetet bjelloruse e kanë detyruar kandidaten opozitare ta braktisë vendin edhe krahas demonstratave kundër gjoja fitores dhe rizgjedhjes së Aleksandar Lukashenkos.

Shtabi zgjedhor nuk arriti të hyjë në kontakt me Tihanovskajën deri më sot kur është konfirmuar se u është bashkuar  fëmijëve të saj në Lituani.

Komiteti për kufij shtetëror të Bjellorusisë konfirmoi se Tihanovskaja e ka braktisur Bjellorusinë.

Paraprakisht, shefi i diplomacisë lituaneze Linas Linkevisijus deklaroi se Tihanovskaja ka arritur në Lituani.

Në Bjellorusi mbrëmë, natën e dytë me rradhë, policia i dëboi demonstrantët të cilët protestuan kundër fitores zgjedhore të Lukashenkos, i cili është në pushtet nga viti 1994.  sa/

Таг
Back to top button
Close
Close