BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Tihanovskaja: Jemi të gatshëm t’i japim garancione të sigurisë Lukashenkos

Ish kandidatja  për presidente të Bjellorusisë, Svetllana Tihanovskaja deklaroi se opozita është e gatshme t'i ofrojë "garancione pa kufij" presidentit Aleksandar Lukashenko nëse  në mënyrë të qetë tërhiqet nga funksioni.

Kiev, 16 shtator 2020 (MIA) – Ish kandidatja  për presidente të Bjellorusisë, Svetllana Tihanovskaja deklaroi se opozita është e gatshme t’i ofrojë “garancione pa kufij” presidentit Aleksandar Lukashenko nëse  në mënyrë të qetë tërhiqet nga funksioni.

Ajo duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse do t’i jepen  garancione të sigurisë Lukashenkos nëse qetë tërhiqet nga pushteti, Tihanovskaja theksoi se për atë mund të bisedohet.

“Gjithsesi nëse qetë shkon, ekziston mundësi e tillë,  mandej mund të them  edhe bindje. Më duhet personalisht të flas në emër të të gjithë njerëzve, ndërsa mendimi i tyre do të merret parasysh  në këtë rast”, citoi Tihanovskaja.

Ajo shtoi se Lukashenko  mund të marrë edhe më shumë.

Protestat masive të opozitës në Bjellorusi filluan më 9 gusht, pas zgjedhjeve presidenciale në të cilat Lukashenko shpalli fitore  me 80,1 për qind të votave. Opozita pohoi se  rezultatet janë të rreme. sa/

Таг
Back to top button
Close
Close