EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Tihanovska ju bëri thirrje bjellorusëve ta mbështesin peticionin për t’i rinumëruar votat e zgjedhjeve 

Svetlana Tihanovska, liderja e opozitës në Bjellorusi dhe rivalja kryesore e Presidentit Aleksandër Lukashenko, u bëri thirrje mbështetësve të saj të nënshkruajnë një peticion onllajn duke kërkuar rinumërim të votave të zgjedhjeve presidenciale të javës së kaluar, për të cilat ajo beson se fitoi.

Minsk, 14 gusht 2020 (MIA) – Svetlana Tihanovska, liderja e opozitës në Bjellorusi dhe rivalja kryesore e Presidentit Aleksandër Lukashenko, u bëri thirrje mbështetësve të saj të nënshkruajnë një peticion onllajn duke kërkuar rinumërim të votave të zgjedhjeve presidenciale të javës së kaluar, për të cilat ajo beson se fitoi.

Në një video të publikuar në Jutjub, Tihanovska, e cila ndodhet në Lituani, u bëri thirrje mbështetësve që të mbështesin një hetim zyrtar mbi pretendimet se zgjedhjet ishin të falsifikuara.

Ajo bëri thirrje për t’i dhënë fund dhunës së protestave, të cilat u përshkallëzuan pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se Aleksandër Lukashenko është rizgjedhur president dhe i porositi kryetarët e bashkive të Bjellorusisë që të zhvillojnë protesta paqësore këtë fundjavë. ls/shk/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close