0_Maqedoni.Portal0_MIA Investigon.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritIntervistëPolitikëVideo deklaratë

Tiganj për MIA-n: Çelja e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut, lartë në prioritetet e kryesimit kroat të BE-së

Njëri prej prioriteteve të kryesimit kroat të Bashkimit Evropian do të jetë zgjerimi, e veçanërisht çelja e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut. Me optimizëm shikojmë përparimin në periudhën e ardhshme dhe në epilogun pozitiv. Synimi ynë është që të tejkalojmë dhe të zhbllokojmë atë që fatkeqësisht është bërë në tetor të vitit të kaluar në Këshillin e BE-së dhe të gjejmë zgjidhje me të cilën do të zhbllokohet vendimi për bisedimeve aderuese mes Bashkimit Evropian dhe Maqedonisë së Veriut.

Shkup, 11 janar 2020 (MIA) – Njëri prej prioriteteve të kryesimit kroat të Bashkimit Evropian do të jetë zgjerimi, e veçanërisht çelja e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut. Me optimizëm shikojmë përparimin në periudhën e ardhshme dhe në epilogun pozitiv. Synimi ynë është që të tejkalojmë dhe të zhbllokojmë atë që fatkeqësisht është bërë në tetor të vitit të kaluar në Këshillin e BE-së dhe të gjejmë zgjidhje me të cilën do të zhbllokohet vendimi për bisedimeve aderuese mes Bashkimit Evropian dhe Maqedonisë së Veriut.

Këtë në intervistën për MIA-n e thotë ambasadorja e Kroacisë në vend, Nives Tiganj, vendi i së cilës prej 1 janarit merr kryesimin gjashtëmujor të Këshillit të BE-së.

“Kroacia do të synojë të angazhohet edhe më shumë për t’i bindur shtetet për vazhdimin e procesit të aderimit dhe të gjendet mënyrë dhe model që Maqedonia e Veriut t’i çelë bisedimet”, shprehet ambasadorja Tiganj në intervistën për MIA-n.

Ambasadorja bëri të ditur se Kroacia do të ndërmarrë aktivitete në këtë periudhë të shkurtër të kryesimit të saj gjashtëmujor, në krye me kryeministrin Andrej Prenkoviq, në të cilat tregon se i jep prioritet zgjerimit, ndërsa çelja e bisedimeve aderuese me Maqedoninë e Veriut i vendos lartë në shkallën e prioriteteve kroate në kuadër të kryesimit të BE-së.

Ambasadorja Tiganj, Ju jeni në vendin tonë prej para do kohë dhe më duhet t’ju pyes cilat janë përshtypjet tuaja të para?

– Erdha para rreth një muaji e gjysmë dhe të tilla i kam ritmin dhe dinamikën duke marrë parasysh kryesimin kroat të Këshillit të Bashkimit Evropian, procesin tonë zgjedhor, e gjithë kjo kërkonte një periudhë shumë dinamike, kështu që personalisht më duhet të them se ende nuk kam shëtitur vetë nëpër qytet për të fituar përshtypjen për jetën në Maqedoni dhe për gjithçka që më kanë folur për këtu derisa isha në Kroaci, vendi ku dielli shkëlqen përjetësisht dhe ku ka ushqim të mirë. Por, besoj se do të ketë mundësi edhe për këtë. Jam pranuar shumë mirë, kisha një numër impozant të takimeve me përfaqësuesit e të gjitha strukturave dhe kjo më dërgoi porosinë se sa këto dy vende janë miqësore dhe partnere, e edhe sa pritje të madhe kanë këtu nga kryesimi kroat.

Kryesimi kroat i BE-së vjen në momentin kur Ballkani Perëndimor është aktual, pasi që pas vetos së Francës nuk u aprovua fillimi i bisedimeve për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Zgjerimi i BE-së është njëri prej prioriteteve tuaja. Çfarë mund të presim ne nga kryesimi kroat i BE-së?

– Kroacia mori kryesimin më 1 janar për herë të parë pas gjashtë viteve e gjysmë anëtarësim në Bashkimin Evropian. Slogani i kryesimit kroat është “Evropë e fuqishme në botë të sfidave“. Slogani me të vërtetë flet se Kroacia e mori kryesimin në kohën e sfidave dhe ndryshimeve të mëdha si në planin evropian, ashtu edhe në atë botëror. Kemi përbërje të re të institucioneve evropiane, dalje të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, e edhe në planin global botëror përballemi me sfida të shumta që kërkojnë përgjigje nga bota e sotme. Prandaj, e përsëris, slogani është “Evropë e fuqishme në botë të sfidave”.

Kryesimin kroat do ta shënojnë fusha kyçe. Këto janë Evropa e cila zhvillohet, Evropa e cila ndërlidhë, Evropa që mbron dhe Evropa që është me ndikim. Gjithsesi, njëri prej prioriteteve të kryesimit kroat, kjo që e përmendët, e kjo është zgjerimi i Bashkimit Evropian drejt vendeve të Evropës Juglindore. Kroacia, në kuadër të kryesimit të saj gjashtëmujor, më 7 maj në Zagreb do të organizojë takim të kreut mes shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe vendeve të Evropës Juglindore. Qëllimi ynë është para këtij takimi, në konsultim me Komisionin dhe shtetet anëtare të arrijmë sërish unitet të Bashkimit rreth zgjerimit. Synimi ynë është që të tejkalojmë dhe të zhbllokojmë atë që fatkeqësisht është bërë në tetor të vitit të kaluar në Këshillin e BE-së dhe të gjejmë zgjidhje me të cilën do të zhbllokohet vendimi për bisedimeve aderuese mes Bashkimit Evropian dhe Maqedonisë së Veriut.

Kroacia dëshiron të shfrytëzojë këtë mundësi gjatë kryesimit gjashtëmujor, konsiderojmë se kemi më shumë dituri për fqinjësinë tonë dhe si është kjo pjesë e Evropës, për dallim nga shtetet tjera, dhe pikërisht ky fakt flet për atë se mund të jemi me ndikim, t’u sqarojmë bashkëbiseduesve tanë dhe të ndikojmë që të gjitha shtetet anëtare, e veçanërisht ato që kishin rezerva në Këshillin e BE-së vitin e kaluar, të ndryshojnë qëndrimin dhe të pajtohen për vazhdimin e procesit të aderimit.

A prisni që Maqedonia e Veriut të marrë datë për fillimin e bisedimeve në samitin në Zagreb në maj?

Është shumë jofalënderuese të jepen vlerësime për epilogun, e veçanërisht të saktësohet data për vendim. Ju e dini se vendimi merret me konsensus të të gjitha shteteve anëtare, por siç tashmë e ceka, Kroacia do të synojë të të angazhohet edhe më shumë për t’i bindur shtetet për vazhdimin e procesit të aderimit dhe të gjendet mënyrë dhe model që Maqedonia e Veriut t’i çelë bisedimet. Pikërisht për shkak të kësaj dje në Zagreb edhe zyrtarisht është shënuar fillimi i kryesimit kroat, erdhi Komisioni Evropian, e para kësaj kryetari i Qeverisë së Republikës së Kroacisë, Plenkoviq, ishte në Paris, u takua me presidentin Makron me të cilin bisedoi në temën e njëjtë. Sot në Zagreb bisedon me presidentin e Komisionit Evropian, ndërsa javën e ardhshme do të bisedojë me kryetarin e Parlamentit Evropian, e gjithashtu edhe me kancelarin gjermane Angela Merkel.

Pra, të gjitha ato aktivitete të Republikës së Kroacisë në kuadër të kryesimit të saj gjashtëmujor, e që janë vërejtur që në vetë fillimin e marrjes së kryesimit nga ne, flasin për atë sa është interesi i Kroacisë që të vazhdojë zgjerimi i Bashkimit Evropian drejt vendeve të juglindjes, veçanërisht kur bëhet fjalë për çeljen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut.

Samiti në Zagreb do të mbahet pas zgjedhjeve në vend të caktuara për 12 prill. Pushteti aktual bëri lëshime të mëdha, ndërsa nuk mori datë. Edhe kryeministri juaj Andrej Plenkoviq dje tha se Maqedonia e Veriut bëri viktima të mëdha për ardhmërinë e saj evropiane. A ekziston mundësia për data para zgjedhjeve?

– Më duhet sërish ta përsëris atë që e thashë, se është shumë jofalënderuese të thuhet. Ne me optimizëm shikojmë përparim në periudhën e ardhshme dhe me vetë faktin që jemi shumë aktiv në kontaktet, në konsultimet me bashkëbiseduesit tanë, me partnerët tanë në Komisionin, me shtetet anëtare, me vetë këtë besojmë, prandaj edhe i ndërmarrin këto aktivitete meqë besojmë në epilog pozitiv, por është shumë vështirë dhe jofalënderuese të flitet në emër të shteteve tjera anëtare. Ajo që mund ta them qartë dhe saktë është se ajo që do të bëjë Republika e Kroacisë, gjegjësisht që tashmë e bën Republika e Kroacisë gjatë kryesimit të saj, në krye me kryetarin tonë të Qeverisë, Plenkoviq, i cili tashmë në këtë periudhë të shkurtër në fillim të kryesimit kroat tregoi aktivitet dhe prioritet të jashtëzakonshëm në zgjerimin, ndërsa çeljen e bisedimeve aderuese me Maqedoninë e Veriut e vendosi lartë në shkallën e prioriteteve kroate, kur bëhet fjalë për kryesimin kroat.

Pas “jo”-së franceze u përmendën alternativa për anëtarësim të plotfuqishëm. A konsideroni se kjo është mirë për vendet kandidate si dhe për vetë Bashkimin?

– Perspektiva evropiane për vendet e Evropës Juglindore nuk ka alternativë. Thjeshtë, procesi i aderimit kërkon shumë përpjekje dhe është afatgjatë, meqë i ndryshon shtetet dhe shoqërinë. E ngritë nivelin e kulturës së jetesës në një nivel më të lartë dhe çelë mundësinë për transformimin edhe të shteteve edhe të shoqërisë për zbatimin e reformave, reformave strukturore, reformave në ekonomi, reforma sociale, forcim të sistemit juridik, dhe ajo që është më e rëndësishme është se me këtë kontribuon drejt stabilitetit jo vetëm të atij vendi, por edhe të fqinjësisë së tij.

Kështu që konsideroj, ashtu siç Samiti i Zagrebit 20 vite më parë e çeli perspektivën e shtetit tim për anëtarësim të plotfuqishëm dhe për vazhdimin e procesit të aderimit me vendet e Evropës Juglindore, konsideroj se anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe kjo rrugë, thjeshtë nuk ka alternativë.

Bisedimet për hyrje në BE zgjasin gjatë, ky është proces afatgjatë. Cilët kapituj në bisedimet ishin më të vështirë për Kroacinë?

– Kroacia bisedonte thuajse gjashtë vite. Është vështirë të veçohet se cila ishte më e vështirë nga 35 kapitujt e bisedimeve. Çdo kapitull kërkon punë të madhe, meqë angazhimi i administratës dhe institucioneve varësisht nga interesat kombëtare,sidoqoftë ato ishin kapitujt 23 dhe 24, kapitujt për tregun e punës, por është vështirë të veçohet meqë çdo kapitull kërkon angazhim të caktuar edhe të administratës edhe të institucioneve, me ç’rast është me të vërtetë vështirë të veçohet.

Cilat janë përfitimet nga anëtarësimi juaj në Bashkimin Evropian?

– Përfitimet janë të mëdha. Ndonëse jemi anëtare gjashtë vite e gjysmë, këto vlera, benefite nga anëtarësimi në Bashkimin shihen çdo ditë, në jetën e zakonshme, të përditshme, qytetarët i dallojnë përparësitë e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Së pari ato janë reformat strukturore, konstant është absorbimi i mjeteve nga fondet e Bashkimit Evropian, investohet në projekte infrastrukturore, në rrugë, hekurudha, ura terminale, këto janë përparësi të veçanta të anëtarësimit kroat. Edhe Kroacia me anëtarësimin e Bashkimit Evropian e forcoi autoritetin e saj, ndikimin, dukshmërinë. Kroacia u bë destinacion i dalluar turistik botëror. Me të vërtetë kemi numër të madh turistësh gjatë tërë vitit. Do të përmendi se qyteti Rijeka, mori titullin e Kryeqendrës evropiane të kulturës në vitin 2020, këto janë përparësi. Anëtarësimi në Bashkimin Evropian kërkon angazhim konstant për zhvillimin dhe përparimin e shteteve dhe shoqërive në të gjitha fushat e veprimit.

Cilat janë marrëdhëniet bilaterale mes Maqedonisë së Veriut dhe Kroacisë dhe bashkëpunimi ekonomik?

– Marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Kroacisë janë të shkëlqyeshme. Ato janë marrëdhënie miqësore dhe partneriteti. Me të vërtetë kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm në fusha të shumta të arsimit, kulturës, policisë, mbrojtjes… Sa i përket si dy vende partner dhe

miqësore gjithsesi ekziston nevoja për avancimin e këtij bashkëpunimi dhe ne do të punojmë në mënyrë që ky bashkëpunim të mund të ngrihet në një nivel më të lartë, veçanërisht kur bëhet fjalë për bashkëpunimin ekonomik. Synimi ynë është që pikërisht ky bashkëpunim ekonomik duhet të jetë ekuivalent i marrëdhënieve të mira partnere dhe miqësore, siç kanë dy vendet.

Dhe gjithsesi do të përmendja edhe atë se Kroacia merr pjesë aktive në transmetimin e diturive dhe përvojave në procesin e saj aderues, jemi shumë aktiv në projektet që i financojmë, që i promovojmë dhe ku dërgojmë ekspertët tanë nga institucionet shtetërore në mbështetje të Maqedonisë në forcimin e institucioneve të saj shtetërore dhe publike.

Neda Dimova Prokiq

Foto: Darko Popov

Video: Andrej Brankov

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close