0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderPolitikëVideo deklaratë

Tiganj: Gjithmonë mund të llogaritni në mbështetjen e fuqishme politike nga Kroacia për rrugën tuaj drejtë BE-së

Me intonacion të himnit të Kroacisë dhe Maqedonisë së Veriut  mbrëmë në Shtëpinë Evropiane në Shkup u shënua prezantimi ndërkombëtar i presidencës kroate me Këshillin e BE-së.

Shkup, 16 janar 2020 (MIA) – Me intonacion të himnit të Kroacisë dhe Maqedonisë së Veriut  mbrëmë në Shtëpinë Evropiane në Shkup u shënua prezantimi ndërkombëtar i presidencës kroate me Këshillin e BE-së.

Ambasadorja kroate Nives Tiganj, e cila e prezantoi presidencën kroate me BE-në në gjashtë muajt e ardhshëm, tha se Kroacia, shtatë vjet pas anëtarësimit në klubin e BE-së, për herë të parë e ndërmerr presidencën dhe si anëtare më e re e ka mundësinë ta formojë agjendën e politikës evropiane.

“Si anëtare më e re, me memorie të freskët për pakon e zgjerimit, Kroacia është në dijeni për të gjitha sfidat dhe mundësitë që qëndrojnë në rrugën tuaj. Ndoshta duket që arritja e qëllimit tuaj për anëtarësim është mbuluar me sfida dhe pengesa, por si mike e Maqedonisë së Veriut, Kroacia do të jetë këtu të ofrojë mbështetjen e saj dhe gjithmonë t’u përkujtojë se tërë kjo ka vlerë”, potencoi ambasadorja.

Ambasadorja tha se gjatë presidencës kroate, por edhe vitet në vijim, Kroacia do të vazhdojë ta theksojë nevojën për përshpejtimin e procesit të inkuadrimit me Maqedoninë e Veriut. Pasi, siç potencoi, populli i këtij vendi gjithmonë është konsideruar mik i Kroacisë, dhe qartë dëshmoi se i përket familjes evropiane.

Euroambasadori Samuel Zhbogar, i cili gjithashtu pati fjalim të shkurtër në pritjen, tha se viti 2019 ishte vit turbulent për rajonin, ka pasur punë të mira por edhe gjëra të cilat duam t’i harrojmë.

Kryeministri Oliver Spasovski, i cili mori pjesë në pritje tha se presidenca e Kroacisë me KE-në fillon në një moment të rëndësishëm për Maqedoninë e Veriut dhe në momentin kur ne presim të fillojmë negociata me BE-në, ky do të ishte sukses i përbashkët.

Shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov tha se dita e djeshme ishte ditë e bukur për ambiciet evropiane të Maqedonisë së Veriut, vizita e komisarit për zgjerim Oliver Varhei, i cili dërgoi porosi të mira për vendin tonë. sn/

Таг
Back to top button
Close
Close