0_Maqedoni.PortalShoqëriVideo deklaratë

“Thjerrëza e gjelbër” ngriti nismë për përgjegjësi ndaj tre gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit

Shoqata "Thjerrëza e gjelbër" paraqiti sot në Këshillin gjyqësor republikë tre nisma për ngritje të procedurës për përgjegjësinë e gjyqtarëve nga Gjykata e Apelit për punë të papërgjegjshme dhe të pakujdesshme.

Shkup, 13 korrik 2020 (MIA) – Shoqata “Thjerrëza e gjelbër” paraqiti sot në Këshillin gjyqësor republikë tre nisma për ngritje të procedurës për përgjegjësinë e gjyqtarëve nga Gjykata e Apelit për punë të papërgjegjshme dhe të pakujdesshme.

Këto nisma i përkasin gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit, gjegjësisht Gordana Gjorcevës si kryetare e Këshillit të Apelit dhe Radica Vasilevskës dhe Fatmir Skender si anëtare të Këshillit.

Sipas drejtorit ekzekutiv të shoqatës, Vasko Todorvski, këta gjyqtarë duke shkelur ligjin dhe kompetencat e tyre zyrtare u shkaktuan dëme të mëdha kreditorëve, me atë që të njëjtit nuk e kanë respektuar Ligjin për sport, Ligjin për përmbarim, si dhe Ligjin për shoqëri tregtare, ndërsa me ndikimet e tyre të paligjshme, i kanë shkaktuar dëme të mëdha edhe një grupi të caktuar kreditorësh të ndërlidhur me Ligjin për sport. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close