0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualePolitikë

Think tenk forum dhe takim i ministrave të punëve të jashtme në kuadër të procesit të Berlinit

Në kuadër të kryesimit të përbashkët me Procesin e Berlinit për vitin 2020 të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut prej sot e deri më 10 mars në Shkup do të mbahen dy ngjarje - Think tenk forum dhe takim i ministrave të punëve të jashtme.

Shkup, 8 mars 2020 (MIA) – Në kuadër të kryesimit të përbashkët me Procesin e Berlinit për vitin 2020 të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut prej sot e deri më 10 mars në Shkup do të mbahen dy ngjarje – Think tenk forum dhe takim i ministrave të punëve të jashtme.

takimi i ministrave të jashtëm do të mbahet në Shkup, të martën, si pjesë e kryesimit të përbashkët me procesin e Berlinit për Ballkanin perëndimor 2020 të Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Bëhet fjalë për takim joformal në të ashtuquajturin format “GIMNIH”, duke i përfshirë edhe ministrat nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vendet-anëtare të BE-së nga Procesi i Berlinit, si dhe përfaqësues nga KE, EEAS dhe RSS.

Pas metodologjisë sër e të paralajmëruar për negociata inkuadruese dhe në prag të Këshillit për punë të përgjithshme në mars, takimi do të shfrytëzohet, mes tjerash, edhe si mundësi për diskutim të perspektivave evropiane të gjashtë vendeve nga Ballkani Perëndimor (BP6).

Në kuadër të kryesimit të përbashkët, Instituti për demokraci “Societas civilis” – Shkup (IDSCS) në bashkëpunim me zyren e Sofjes të këshillit të Evropës për punë të jashtme (ECFR), organizon thin-tenk forum treditor të quajtur “Stimulimi i autonomisë strategjike. Kontributi i Ballkanit Perëndimor ndaj së ardhmes së përbashkët evropiane”.

Think tenk forumi do të mbahet prej 8 deri më 10 mars. Të martën do të ketë dy panele të përbashkëta mes ministrave/përfaqësuesve të ministrive të punëve të jashtme të vendeve-anëtare në Procesin e Berlinit dhe pjesëmarrësve në think tenk forumin. Dy panelet do të jenë të mbyllura për pyetje dhe komente nga publiku. Pjesëmarrësit do të flasin në panele në bazë të pyetjeve të parashtruara nga kryesuesit adekuat të paneleve. ab/

 

Таг
Back to top button
Close
Close