BotëBotë.Portal

Themeluesi i “Tuiter”-it me një miliardë dollarë ndihmon në luftën kundër pandemisë së Kovid-19

Themeluesi dhe njëherit pronar i Tuiterit, Xhek Dorsi, paralajmëroi se do të dhurojë një miliardë dollarë që të ndihmojë në luftën kundër pandemisë nga koronavirusi i ri.

San Francisko, 8 prill 2020 (MIA) – Themeluesi dhe njëherit pronar i Tuiterit, Xhek Dorsi, paralajmëroi se do të dhurojë një miliardë dollarë që të ndihmojë në luftën kundër pandemisë nga koronavirusi i ri.

Ai në rrjetin social sqaron se shuma paraqet 28 për qind të pasurisë së tij. Që të sigurohet një gjë e tillë, ai gradualisht do të shesë aksione të kompanisë së tij tjetër, Skuer, e specializuar për pagesa elektronike.

Pronari i Amazon-ës, Xhef Bezos, i cili për momentin është njeriu më i pasur në botë, para disa ditëve publikoi në Instagram se do t’i dhurojë 100 milionë dollarë bankave amerikane për ushqim.

Themeluesi i Fejsbukut, Mark Zakerberg dhe bashkëshortja e tij Prisila Çan, propozuan 25 milionë dollarë për hulumtime shkencore në gjetjen e ilaçit për koronavirusin. fb/

Back to top button
Close
Close