BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Thaçi: Serbia do të përgjigjet për gjenocidin dhe pastrimin etnik në Kosovë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi kërkoi sot drejtësi për të gjitha masakrat që ndodhën në luftën në periudhën 1998-99 dhe porositi se më herët apo më vonë, Serbia do të përgjigjet për gjenocidin dhe pastrimin etnik që ka bërë në Kosovë, transmeton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Prishtinë, 15 janar 2020 (MIA) – Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi kërkoi sot drejtësi për të gjitha masakrat që ndodhën në luftën në periudhën 1998-99 dhe porositi se më herët apo më vonë, Serbia do të përgjigjet për gjenocidin dhe pastrimin etnik që ka bërë në Kosovë, transmeton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Në nderimin e viktimave të masakrës ndaj 45 civilëve shqiptarë në fshatin Reçakut, që ndodhi në ditën e sotme të vitit 1999, Thaçi kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare të mos hesht për krimet kundër njerëzimit.

“Zgjedhja e tyre është të heshtin dhe t’i japin hapësirë Serbisë për ta mohuar gjenocidin edhe pse askush në botë nuk mund të mohoj ato krime kundër njerëzimit”, deklaroi Thaçi.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili e vizitoi qendrën memoriale në Reçak së bashku me Thaçin, porositi se çdo mohim i masakrës para 21 viteve paraqet rrezik nga riciklimi i krimeve në rajon.

Qendrën memoriale në Reçak sot e vizitoi edhe ish shefi i misionit OSBE në Kosovë, Uiliam Uoker, i cili i pari e vizitoi fshatin në ditën e masakrës dhe e publikoi raportin e vrasjes së civilëve shqiptarë, duke e vlerësuar sikur krim kundër njerëzimit. Kjo ishte pretekst për intervenimin e NATO-s kundër caqeve serbe në Kosovë dhe Serbi, me çka në muajin korrik të vitit 1999 u nënshkrua Marrëveshja e Kumanovës, me të cilën forcat ushtarake dhe policore serbe u tërhoqën nga Kosova dhe u vendos misioni ndërkombëtar ushtarak KFOR, i cili edhe më tej është prezent në vend.

Nderime për viktimat në Reçak sot kanë shprehur edhe kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj, liderët e partive më të mëdha Albin Kurti, Isa Mustafa, Kadri Veseli, Fatmir Limaj dhe përfaqësues të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) edhe përfaqësues të institucioneve tjera shtetërore, si dhe personalitetet nga jeta publike në Kosovë. bs/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close