BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Thaçi pret marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë në një të ardhme të afërt

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot deklaroi se pret që në një të ardhme të afërt të vazhdojnë negociatat me Serbinë dhe të arrihet marrëveshje përfundimtare për zgjidhjen e kontesteve mes dy shteteve, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. 

Prishtinë, 10 qershor 2020 (MIA) – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot deklaroi se pret që në një të ardhme të afërt të vazhdojnë negociatat me Serbinë dhe të arrihet marrëveshje përfundimtare për zgjidhjen e kontesteve mes dy shteteve, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Pas nderimeve të cilat i ka shprehur para memorialit të ushtarëve të KFOR-it, të cilët e kanë humbur jetën në Kosovë nga viti 1999, kur forcat e NATO-s kanë hyrë në vend, Thaçi tha se Kosova i ka larguar pengesat për vazhdimin e dialogut me Serbinë dhe se tanimë nuk ka kurrfarë shkaku që të vonohet në këtë proces.

Ai theksoi se fuqimisht beson në përkushtimin e SHBA-së që të arrihet marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit, e cila, sipas tij, do të sjellë deri te njohja e ndërsjellë të dy shteteve dhe anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara.

“Ne asnjëherë nuk kemi pasur dilemë në përkrahjen e SHBA-së dhe dilemë e tillë nuk guxon të vendoset asnjëherë nga askush. Duhet t’i zhvillojmë marrëdhëniet dhe të japim argumente pozitive për miqtë tanë, për SHBA-në, që të na përkrahin në përpjekjet tona për përforcimin e shtetit dhe integrimin në të gjitha institucionet ndërkombëtare”, tha Thaçi. bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close