BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Thaçi: Prapa gjoja “Gardës vullnetare shqiptare” qëndrojnë Kurti dhe partia e tij

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është i bindur që komunikata e pretenduar kërcënuese nga një organizatë  e panjohur deri më tani, e quajtur "Garda vullnetare shqiptare", adresuar kryeministrit në detyrë të Kosovës Albin Kurti, është shkruar pikërisht nga Kurti në selinë e partisë së tij, Lëvizja Vetëvendosje (VV), raporton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Prishtinë, 22 maj 2020 (MIA) – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është i bindur që komunikata e pretenduar kërcënuese nga një organizatë  e panjohur deri më tani, e quajtur “Garda vullnetare shqiptare”, adresuar kryeministrit në detyrë të Kosovës Albin Kurti, është shkruar pikërisht nga Kurti në selinë e partisë së tij, Lëvizja Vetëvendosje (VV), raporton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Akuzat ndaj Kurtit për “falsifikim” të kërcënimeve ndaj vetvetes dhe udhëheqjes së partisë së tij, e cila ka dhënë dorëheqjen pas një mocioni të mosbesimit në Kuvendin e Kosovës më 25 mars, Thaçi i parashtroi në një intervistë mbrëmë në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova.

“Komunikata e “Gardës vullnetare shqiptare” është shkrua nga vetë Kurti në selinë e partisë së tij. E gjithë kjo vjen nga selia e partisë së tij, nga ai personalisht dhe nga njerëzit përreth tij”, tha Thaçi.

I pyetur nëse do të pranonte një debat televiziv me Kurtin, presidenti i Kosovës tha se ai do ta bënte këtë “me kënaqësi”.

“Do të doja të kisha një debat të tillë, i cili për mua do të jetë shumë i qetë dhe, do të thosha, shumë argëtues”, tha Thaçi.

Sipas presidentit të Kosovës, Kurti i ka bërë dëm të madh Kosovës duke iu nënshtruar Serbisë, drejt së cilës i hapi kufijtë dhe e lejoi promovim ndërkombëtar duke pranuar pak ndihmë në testet për koronavirusin.

Në të njëjtën kohë, Thaçi tha se kryeministri i shkarkuar i mbylli kufijtë me Shqipërinë dhe përkeqësoi marrëdhëniet me partnerin strategjik ndërkombëtar të Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kurti, të martën, më 19 mars, njoftoi në profilin e tij në Fejsbuk se kishte marrë kërcënime nga një “Gardë vullnetare shqiptare”, por vlerësoi se ato kërcënime ishin në të vërtetë të drejtuara në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Qëllimi i kërcënimit, sipas kryeministrit në dorëheqje, është që të bëhet presion ndaj gjykatës, e cila deri më 29 maj, duhet të marrë vendim me kërkesë të VV së tij, mbi kushtetutshmërinë e vendimit të Thaçit për të dhënë mandatin për formimin e një qeverie të re, partisë e renditur e dyta në zgjedhjet e fundit parlamentare, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe kandidatit të saj për kryeministër, Abdullah Hoti.

“Ata janë të frikësuar dhe ata duan të trembin Gjykatën Kushtetuese dhe jo vetëm atë. Ata gjithashtu duan t’i frikësojnë edhe ambasadorët e Grupit të Kuintit me destabilizim nëse udhëheqësi i PRONTO-s (një grup politikanësh dhe ish zyrtarë të akuzuar për shpërdorim detyre), presidenti i Republikës, humbet çështjen”, shkruante Kurti.

Në një komunikatë të lëshuar nga Kurti, “Garda” pretendoi se “grupe të caktuara të VV po organizojnë një protestë në Prishtinë, e cila duhet të mbahet më 29 maj”, që është afatit i fundit i caktuar nga Gjykata Kushtetuese për të interpretuar kushtetutshmërinë e vendimit të Thaçit.

“Ne i njoftojmë drejtuesit e organizatës kriminale VV se ne, anëtarët e Gardës, nuk do të rrimë duarkryq dhe do t’ju shikojmë nga larg. Njësitë tona do të shkojnë kudo që të jetë e nevojshme dhe ne do ta mbrojmë vendin. Albin Kurti dhe të gjithë drejtuesit e VV që po ndihmojnë organizimin e asaj protestë tani kanë arsye të shqetësohen për veten e tyre dhe sigurinë e familjeve të tyre. Aksionet tona do të shtrihen në të gjithë territorin e Kosovës dhe do të veprohet nëse është e nevojshme”, thuhet në komunikatën e Gardës.

Në të njëjtën ditë, menjëherë pasi Kurti e publikoi komunikatën e Gardës, Gjykata Kushtetuese u kërkoi të gjitha subjekteve në vend, veçanërisht duke i përmendur presidentin dhe kryeministrin në detyrë, të ndërpresin presionin ndaj saj dhe t’i lejojnë të vendos profesionalisht dhe në mënyrë të pavarur.

Policia e Kosovës komunikoi se ata kanë nisur një hetim për rastin në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close