BallkanBallkan.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Thaçi përsëri kërkoi nga Kurti emër për mandatar për qeverinë e ardhshme të Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi iu drejtua sot liderit të Lëvizjes Vetëvendosje (VV) dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, me kërkesë që ta propozojë kandidatin e ri ose kandidaten për kryeministër, pasi më 25 mars Kuvendi i votoi mosbesim kabinetit të tij, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Prishtinë, 10 prill 2020 (MIA) – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi iu drejtua sot liderit të Lëvizjes Vetëvendosje (VV) dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, me kërkesë që ta propozojë kandidatin e ri ose kandidaten për kryeministër, pasi më 25 mars Kuvendi i votoi mosbesim kabinetit të tij, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Në letrën e sotme, të dytën që nga 2 prilli, Thaçi e “përkujton” Kurtin që, në përputhje me Kushtetutën dhe aktet ligjore përkatëse, VV-ja, si parti që fitoi në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, “ka të drejtë të propozojë një kandidat/e për formimin e qeverisë”.

Presidenti i vendit thekson se, pas votimit të mosbesimit të Qeverisë së Kurtit, ai u këshillua me të gjitha partitë politike parlamentare, në mënyrë që të vlerësojë nëse është në interesin e tyre për të formuar një qeveri të re, apo shpërndarja e Kuvendit.

“Në atë drejtim (…) ua dhashë mundësinë si Lëvizje Vetëvendosje të propozoni një kandidat/e për Kryeministër. Qytetarët e Kosovës dhe partitë politike të përfaqësuara në Kuvend me të drejtë presin funksionimin e qeverisë së re dhe presin që unë ta dekretoj kandidatin /kandidaten e propozuar për kryeministër”, thuhet në letrën e Thaçit.

Ai thekson se mandati i tij kushtetues e detyron atë ta garantojë “funksionimin demokratik të institucioneve të Republikës së Kosovës, përfshirë sigurimin e emërimit të një kandidati ose kandidateje për kryeministër për ta formuar Qeverinë e Republikës së Kosovës”.

“Si president, unë do ta ndërmarrë këtë veprim, duke i ndjekur hapat kushtetues, në mënyrë që qytetarët e Republikës së Kosovës të kenë një Qeveri të re sa më shpejt”, i ka shkruar Thaçi, Kurtit.

Duke iu përgjigjur letrës së parë të Thaçit, të 2 prillit, Kurti tha se përparësia e tij për momentin është lufta kundër epidemisë Kovid-19, ndërsa për formimin e qeverisë së re, sipas interpretimit të tij të kushtetutës, duhet të shkojnë në zgjedhje të reja parlamentare, të cilat mund të mbahen pasi të kalojë kriza shëndetësore. ls/shk/ 

 

 

Back to top button
Close
Close