0_Maqedoni.PortalPartitë politikePolitikëZgjedhje parlamentare 2020

Thaçi nga Tetova: Parlament dydhomësh që të mos shkurtohet asnjë e drejtë e shqiptarëve

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) në Tetovë mbajti takim përfundimtar parazgjedhor me qytetarët në sheshin e qytetit. Kryetari i PDSH-së dhe njëkohësisht kandidat i listës së kandidatëve në Njësinë zgjedhore gjashtë, Menduh Thaçi e theksoi përkushtimin në qeverinë e re për ta marrë postin e zëvendëskryeministrit dhe vendosjen e një niveli të lartë të demokracisë konsensuale.

Tetovë, 12 korrik 2020 (MIA) – Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) në Tetovë mbajti takim përfundimtar parazgjedhor me qytetarët në sheshin e qytetit. Kryetari i PDSH-së dhe njëkohësisht kandidat i listës së kandidatëve në Njësinë zgjedhore gjashtë, Menduh Thaçi e theksoi angazhimin në qeverinë e re për ta marrë postin e zëvendëskryeministrit dhe vendosjen e një niveli të lartë të demokracisë konsensuale.

“Do të propozojë të formohet Parlament dydhomësh në mënyrë që të mos shkurtohet asnjë e drejtë e shqiptarëve. Kjo do ta garantojë lirinë dhe të drejtat themelore të shqiptarëve”, tha Thaçi.

Sipas liderit të PDSH-së, pandemia mund të zhduket për 30 ditë në mënyrë që të mund të normalizohen shërbimet shëndetësore për qytetarët.

“Unë kam një plan të saktë që nga dita e parë që do ta luftojmë virusin, jo me shaka dhe folklor, por me para nga buxheti. Do të angazhohen mjekë, do të vendosen teste moderne dhe çdo spital ku jetojnë shqiptarët do të marrë ndihmë. Spitali i Tetovës duhet të bëhet një klinikë universitare brenda një muaji. Çdo person duhet të marrë nga 100 euro, por tu arrijnë në shtëpi, për të mos pritur para bankave. Dhe duhet të ketë ndihmë për të gjithë, nga bizneset më të vogla deri te bizneset më të mëdha”, theksoi Thaçi.

Ai para të pranishmëve tha se sipas pranisë së madhe të qytetarëve, do të thotë se ia falën gabimet e mundshme.

“Mbetet të mërkurën, 15 korrik, me stilolapsin tuaj dhe me maskë, të dilni nga shtëpia dhe lehtë ta zgjidhni numrin 1 dhe Menduh Thaçin dhe PDSH-në”, theksoi Thaçi.

Para qytetarëve folën edhe bartësit e tjerë të listave në Njësitë zgjedhore. as/ls/fab

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close