BallkanBallkan.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Thaçi: Në Uashington do të kërkoj që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës

- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se në takim me liderët shtetërorë serbë, që të shtunën, më 27 qershor, duhet të mbahet në Uashington, do të kërkojë bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, informon korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Prishtinë, 24 qershor 2020 (MIA) – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se në takim me liderët shtetërorë serbë, që të shtunën, më 27 qershor, duhet të mbahet në Uashington, do të kërkojë bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, informon korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Në një intervistë për agjencinë KosovaPres, Thaçi deklaroi se bashkimi i Luginës së Preshevës me Kosovën është “çështje parimore për shtetin”, e cila gjithsesi do të hapet në takimin në Shtëpinë e Bardhë, por nuk beson se rreth kësaj më 27 qershor do të arrihet marrëveshje.

“Unë kam qenë, jam dhe do të mbetem ithtar i fuqishëm që Presheva, Medvegja dhe Bujanoci t’i bashkëngjiten Kosovës. E di se do të jetë shumë vështirë, por mua nuk më pengon që këtë çështje të shtrojë në tavolinë gjithmonë. Këtë çështje nuk e ka monopol askush dhe nuk është pronë e askujt, siç nuk është as e imja, është çështje parimore dhe
në Uashington do ketë biseda parimore të qëndrueshme”, deklaroi Thaçi.

Ai tha se sa i përket idesë të një “mini-shengeni” të përfaqësuesit të ShBA-së për dialogun, Riçard Grenell, kreu i vendit thotë se ka ide të ndryshme për zhvillim ekonomik, por që e sigurt është se nuk do të ketë një “mini-shengen” të cilin vet e ka kundërshtuar.

Sipas Thaçit, marrëveshje mes të dyja shteteve nuk mund të ketë pa u bërë demarkacioni i kufirit me ta, si kusht për “mbylljen e konfliktit Kosovë-Serbi”.

“Demarkimi, natyrisht se do të bëhet në vijat
aktuale, por duhet të përmbyllet. Kjo hap tema dhe diskutime të ndryshme, unë nuk jam ekspert
në këtë drejtim, por nuk mundet të ketë përmbyllje të konfliktit Kosovë-Serbi pa përcaktimin e
vijës kufitare, të demarkimit”, deklaroi Thaçi.

Me ndërmjetësim të të dërguarit special të presidentit amerikan Donald Tramp, ambasadorit Riçard Grenell, Thaçi dhe kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti të shtunën në Shtëpinë e Bardhë në Uashington duhet të takohen me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren Ana Bërnabiq, që t’i vazhdojnë bisedimet për normalizimin e raporteve mes të dyja shteteve.

Bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit, që atëherë udhëhiqeshin me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, ishin ndërprerë në nëntor të vitit 2018, pasi Qeveria e atëhershme e Kosovës, e kryesuar nga Ramush Haradinaj, vendosi taksë prej 100 për qind për importin e produkteve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Në mars të këtij viti qeveria e Albin Kurtit e hoqi taksën dhe vendosi reciprocitet në marrëdhëniet tregtare, përderisa trashëgimtari i Kurtit, Abdullah Hoti, menjëherë pasi më 3 qershor e mori funksionin, e hoqi edhe reciprocitetin dhe tërësisht e liberalizoi tregtinë me Serbinë. Me këtë, sipas Prishtinës, por edhe sipas Uashingtonit dhe Brukselit, u mënjanuan pengesat për vazhdimin e dialogut. fc/

 

Back to top button
Close
Close