BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Thaçi mirëpret vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për dekretimin e kryeministrit Hotit

Presidenti kosovar Hashim Thaçi e mirëpriti  vendimin e mbrëmshëm të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, me të cilin i'u pranua e drejta ta ndajë  mandatin kryeministror te partia tjetër, përderisa partia që ka fituar në zgjedhje  nuk mund ta sigurojë  shumicën e nevojshme parlamentare për të formuar qeveri, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Prishtinë, 29 maj 2020 (MIA) – Presidenti kosovar Hashim Thaçi e mirëpriti  vendimin e mbrëmshëm të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, me të cilin i’u pranua e drejta ta  dekretojë   mandatin kryeministror te partia tjetër, përderisa partia që ka fituar në zgjedhje  nuk mund ta sigurojë  shumicën e nevojshme parlamentare për të formuar qeveri, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës mbrëmë solli vendim me të cilin i dha të drejtë  presidentit të shtetit të mandatojë për formim të qeverisë së re  për partinë e rendit të dytë në zgjedhjet parlamentare, prejse qeverisë së udhëhequr nga  lideri i partisë fituese në zgjedhje, Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, Kuvendi i votoi mosbesim.

Thaçi përmes profilit të tij në Fejsbuk, pas shpalljes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese, porositi se gjatë gjithë kohës ka qenë i bindur që,  me dekretimin e Avdullah Hotit nga LDK, ka vepruar tërësisht në pajtim me  kompetencat dhe obligimet e tij kushtetuese dhe ligjore.

“E mirëpres vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit tim për mandatimin e z. Hoti, kandidat për kryeministër. Kam qenë i bindur se çdo hap që kam ndërmarr ishte në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe më vjen mirë që këtë e konfirmoi edhe Gjykata Kushtetuese”, shkruajti Thaçi.

Ai u bëri thirrje të gjitha partive politike dhe të gjitha institucioneve ” të tregojnë pjekuri politike, respekt dhe përkushtim për rendin, ligjin dhe institucionet e Republikës së Kosovës”.

“Ato duhet t’i respektojnë, pranojnë dhe zbatojnë vendimet e autoritetit përfundimtar për interpretimin e Kushtetutës dhe përputhshmërisë së ligjeve e akteve të tjera me Kushtetutën. Kosovën e presin shumë sfida përpara, prandaj tash nuk duhet të humbet më kohë për formimin e Qeverisë së re, me legjitimitet të plotë nga Kuvendi i Kosovës. ia/sa/

Таг
Back to top button
Close
Close