BallkanBallkan.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Thaçi me shefin e ri të BE-së në Prishtinë: Brukseli është orientimi i vetëm i Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e priti sot për vizitë protokollare shefin e ri të zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Prishtinë, 4 shtator 2020 (MIA) – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e priti sot për vizitë protokollare shefin e ri të zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Tomash Suniog nga 1 shtatori qëndron në krye të kryesimit të Brukselit në vend, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Siç kumtoi kabineti i Thaçit, ai shefit të ri të zyrës së BE-së në Prishtinë i dëshiroi mirëseardhje dhe e theksoi angazhimin e të gjitha institucioneve kosovare për, siç tha, punën e pandërprerë në drejtim të anëtarësimit të Kosovës në BE.

“Kosova ka një orientim të vetëm dhe ai është anëtarësimi në BE. Është arritur shumë, por mbetet edhe shumë për të punuar”, thuhet në kumtesë.

Presidenti i Thaçit i premtoi diplomatit çek, i cili në mandatin e ardhshëm katërvjeçar do ta udhëheq përfaqësinë evropiane në vend se do të ketë mbështetje nga institucionet e Kosovës në realizimin e projekteve të cilat e afrojnë Kosovën drejt Unionit.

“Suniog shfaqi kënaqësi për shkak të emërimit të detyrës së re dhe e informoi presidentin e Kosovës për projektet e reja të BE-së, veçanërisht në drejtim të tejkalimit të krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia e Kovid-19”, theksohet në kumtesë.

Në tekstin autorial pas marrjes së detyrës së re, të cilin e transmetuan mediumet në Prishtinë, Sunuog porositi se “BE-ja është investuesi më i mirë, donatori dhe partneri tregtar i Kosovës” dhe premtoi se do të angazhohet për heqje më të shpejtë të vizave për qytetarët e Kosovës. Njëherit e përshëndeti rimëkëmbjen e dialogut Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e BE-së dhe të përfaqësuesit e të tij special Mirosllav Lajçak.

Suniog në fillim të këtij muaji e mori udhëheqjen e përfaqësimit të BE-së në Kosovë nga diplomatja bullgare Natalija Apostolova, e cila në këtë detyrë nga 20 korriku i vitit 2016. ia/fb/

Таг
Back to top button
Close
Close