0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualePartitë politikePolitikëZgjedhje parlamentare 2020

Thaçi: Maqedonasit do të jenë të detyruar të pranojnë Parlament dydhomësh dhe nuk bëj marrëveshje me BDI-në

Ju nga Gostivari dhe Tetova jeni shpresa e vetme për Prespën, Strugën, Dibrën, Kumanovën dhe Shkupin. Dhe besoj se më 15 korrik do të vendosni vulën e disfatës së Ahmetit. Me këto fjalë kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi e ka theksuar potencialin kombëtar që siç tha e posedon Gostivari.

Gostivar, 11 korrik 2020 (MIA) – Ju nga Gostivari dhe Tetova jeni shpresa e vetme për Prespën, Strugën, Dibrën, Kumanovën dhe Shkupin. Dhe besoj se më 15 korrik do të vendosni vulën e disfatës së Ahmetit. Me këto fjalë kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi e ka theksuar potencialin kombëtar që siç tha e posedon Gostivari.

Në tubimin e sontëm në sheshin e qytetit në kuadër të fushatës parazgjedhore, Thaçi i cili është bartës i listës në NjZ 6, është kthyer në fushatën e kundërshtarëve politik nga BDI dhe sundimit të tyre.

“Nuk besoj se tani është fundi. Bashkë me angazhim maksimal, besoj se do të arrijmë sukses. Gostivari dinte se si të ngritët, pasi ka vetëdije të lartë politike dhe kombëtare”, ka thënë Thaçi.

Ai ka kritikuar masën e qeverisë me dhënien e kartelave pagesore që sipas tij, kanë rritur rrezikun e përhapjes së koronavirusit.

Duke ftuar gostivarasit në dalje më të madhe që të japin mbështetjen, tha se me këtë do të realizohen qëllimet e programit politik.

“Prej jush kërkoj të mobilizoheni në numër të madh në votim. E di se disa njerëz nuk vijnë në tubim pasi u bëhet presion edhe nga pushteti lokal dhe qendror, por ju them se fitorja është e garantuar. Njerëzit që votojnë për mua kanë nëpër trup plagë nga BDI dhe plagë ekonomike dhe prandaj nuk bëj marrëveshje me ta. Tani është momenti dhe si anëtare e NATO-s shkojmë me hapa të sigurt, ndërsa maqedonasit do të jenë të detyruar të pranojnë Parlamentin dydhomësh”, ka thënë Thaçi.

Ndryshe fjalim kanë mbajtur edhe kandidatët për deputetë, Ardita Muaremi dhe Frymëzim Dauti. zm/fab

Back to top button
Close
Close