BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Thaçi: Letrat e Trampit e skicojnë epilogun e dialogut Prishtinë – Beograd

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, vlerëson se presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, ka treguar vëmendje të madhe për përforcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin perëndimor, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Prishtinë, 9 shkurt 2020 (MIA) – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, vlerëson se presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, ka treguar vëmendje të madhe për përforcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin perëndimor, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Thaçi në profilin e tij në Fejsbuk ka shkruar se letrat, të cilat Tramp para diçka më shumë se një viti ua ka dërguar atij dhe presidentit të Sërbisë, Aleksandar Vuçiq, “e kanë skicuar epilogun e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Sërbisë, i cili duhet të përfundojë me njohje reciproke”.

Presidenti i Kosovës i ka shprehur mirënjohje edhe të dërguarit të posaçëm të Trampit për dialogun Prishtinë – Beograd, ambasadorit të SHBA-së në Gjermani, Riçard Grenell, dhe ka shprehur pritje se procesi dialogut do të mbyllet në një të ardhme të afërt.

“Nën udhëheqjen e presidentit Tramp dhe punën e shkëlqyeshme të ambasadorit Grenell jam besimplotë se ky proces do të përmbyllet së shpejti me njohje ndërmjet Kosovës dhe Sërbisë. Jemi të bekuar me përkrahjen e përhershme të SHBA-së për popullin dhe shtetin e Kosovës”, ka shkruar Thaçi. bsh/

Back to top button
Close
Close