BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Thaçi: Kurti duhet ta refuzojë mandatin nëse nuk mund të formojë Qeveri

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e porositi liderin e Vetëvendosjes (VV) Albin Kurtin, i cili pritet të jetë kryeministër i ri i Kosovës pasi partia e tij fitoi në zgjedhjet parlamentare në tetor, se mund ta refuzojë ,mandatin nëse në mund të formojë Qeveri, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Prishtinë, 18 janar 2020 (MIA) – Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e porositi liderin e Vetëvendosjes (VV) Albin Kurtin, i cili pritet të jetë kryeministër i ri i Kosovës pasi partia e tij fitoi në zgjedhjet parlamentare në tetor, se mund ta refuzojë ,mandatin nëse në mund të formojë Qeveri, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Duke marrë parasysh se më shumë se tre muaj pas zgjedhjeve VV nuk arrin të dakordohet me partinë e dyta më e votuar në 6 tetor, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e Isa Mustafës, Thaçi porositi se “njerëzit në Kosovë votuan për ndërtimin e institucioneve, e jo për ndërtimin e  vakuumeve të panevojshme”.

“Nëse Kurti nuk pranon dhe nuk është i gatshëm të marrë vendim që të formojë Qeveri, atëherë mundet mund ta refuzojë mandatin” deklaroi presidenti i Kosovës, duke theksuar se dekreti i nënshkruar  për mandatimin e Kurtit ndodhet në tryezën e tij.

Ai shfaqi bindje se “Kosova edhe gjatë nuk do të jetë e bllokuar, do t’i shikojmë të gjitha mundësitë dhe variacionet politike që kanë partitë për respektimin e vullnetit qytetarë”.

“Të gjithë qytetarët që kanë votuar duhet t’i respektojmë dhe unë vazhdoj të besoj fuqishëm  se do të vazhdojmë t’i përmbushim detyrat të cilat i kemi. Për hir të korrektësisë, ju e dini për ftesat që i kam dërguar Kurtit që ta marrë të drejtën e mandatit për formimin e Qeverisë”, deklaroi Thaçi. ia/

 

Таг
Back to top button
Close
Close