BallkanBallkan.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Thaçi: Kosova është e përgatitur për dialogun me Serbinë dhe pret marrëveshje deri në fund të vitit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se institucionet e Kosovës janë të gatshme për vazhdimin e dialogut me Serbinë dhe është optimist se marrëveshja për tejkalimin e konflikteve midis dy vendeve mund të arrihet deri në fund të vitit, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Prishtinë, 8 qershor 2020 (MIA) – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se institucionet e Kosovës janë të gatshme për vazhdimin e dialogut me Serbinë dhe është optimist se marrëveshja për tejkalimin e konflikteve midis dy vendeve mund të arrihet deri në fund të vitit, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Thaçi në konferencën e sotme për shtyp në Prishtinë, përsëriti se pret që dialogu të rezultojë në njohje të ndërsjellë të dy vendeve, gjë që do t’i hapë rrugën Kosovës për t’u anëtarësuar në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Ai shprehu kënaqësinë për vendimin e qeverisë së re të Kosovës për ta hequr reciprocitetin e tregtisë me Serbinë, duke vlerësuar se Beogradi nuk ka më justifikime për të “shpëtuar nga dialogu”.

“Si president shpreh mirënjohjen dhe jam i inkurajuar nga heqja e çdo preteksti, që Serbia e ka krijuar për të ikur nga dialogu. Kosova e ka të qartë për Kosovën se çfarë kërkon në dialog, dhe kjo është njohje reciproke. Para së gjithash, Kosova në këtë proces është bashkë me SHBA-në dhe aleatët e tjerë. Ne nuk kemi çka të hezitojmë, sepse jemi në një rrugë të sigurt. Ne duhet të lëvizim sa më shpejtë në atë drejtim për t’u bërë pjesë e NATO-s dhe BE-së dhe për ta konsoliduar vendin në plan të brendshëm dhe ndërkombëtar”, deklaroi Thaçi.

Ai tha se është optimist pasi që vendi po lëvizë në drejtimin e duhur dhe shprehu besim të plotë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“SHBA-ja do të jetë e përkushtuar që ne të ecim përpara. Sidoqoftë, as Kosova nuk duhet të ketë asnjë dilemë se duhet të ndërmarrë hapa drejt NATO-s dhe BE-së. Si vend të gjitha arritjet i kemi falë SHBA-së. Prandaj, vetëm kultivimi i këtij partneriteti na garanton një të ardhme të sigurt”, tha Thaçi. ls/

 

Таг
Back to top button
Close
Close